Bota

Richard Grenell jep zyrtarisht dorëheqjen nga DASH, do të jetë vetëm kreu i CIA-s, ja dhurata që i bëri Trump

Richard Grenell jep zyrtarisht dorëheqjen nga DASH. Ai ka mbajtur vetëm postin si kreu i CIA-s. Ndërkohë, Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.
Featured image of article: Richard Grenell jep zyrtarisht dorëheqjen nga DASH, do të jetë vetëm kreu i CIA-s, ja dhurata që i bëri Trump Richard Grenell dhe Donald Trump

SHBA- Richard Grenell, i dërguar special për dialogun Kosovë- Serbi,  nuk do të ketë më asnjë funksion në Departamenin Amerikan të Shtetit.  Grenell ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen dhe nuk do të jetë as ambasadori i SHBA-së në Gjermani.  Mësohet se ai do të vijojë punën vetëm si kreu i Inteligjencës Amerikane.

Gjatë ceremonisë së dorëheqjes Presidenti Dondad Trump i dhuroi një karrige, pasi tha se ai ishte sekretari i parë i kabintetit e tij.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit.  Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë lamtumire, karrigen që unë kam pasur si anëtar i Kabinetit. Kjo nuk ka ndodhur më parë që një sekretar kabineti të marrë karrige me vete, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen”, është shprehur Grenell në një postim në Twitter.

 

Por, Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar për  Gazetën Express Dick Custin,  zëdhënësi i  tij.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment