Bota

Richard Grenell akuza ndaj CNN: Më të rëndësishme janë kokat e dushit se sa Nobeli për Presidentin Trump

FOTO
Grenell ka kritikuar CNN nuk raportoi mjaftueshëm lajme që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u nominua për Çmimin Nobel për Paqe pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por vijon të raportojë lajmë të pa rëndësishme sipas tij.
Featured image of article: Richard Grenell akuza ndaj CNN: Më të rëndësishme janë kokat e dushit se sa Nobeli për Presidentin Trump Richard Grenell dhe Presidenti amerikan Donald Trump

SHBA–  Richard Grenell, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kritikoi median më të madhe amerikane CNN.

Grenell ka bërë këto kritika sepse sipas tij, CNN nuk raportoi mjaftueshëm lajme që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u nominua për Çmimin Nobel për Paqe pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por vijon të raportojë lajmë të pa rëndësishme sipas tij.

“Nominimi i Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes shkaku i marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk është në faqen e parë të CNN-it. Por kjo është arsyeja pse ata kanë kokat më të mira për dushin e vitit 2020.”- ka shkruar  Grenell në llogarinë e tij në Twitter, ku krahas reagimit ka publikuar një ‘screenshot’ që tregon CNN-in lajme rreth dusheve.

Megjithatë në CNN pak javë më parë ka shkruar një artikull për dushet, ose më saktë për kërkesën që kishte Donald Trump për presionin që duhet të kishin dushet, pasi për të ishte problem forma që më pas i merrnin flokët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grenel arriti në përfundimin se CNN nuk është shtëpia e lajmeve, por një grup interesi. Kujtojmë se më herët Grenell mirëpriti nominimin e dytë të Trumpit për Çmimin Nobel të Paqes dhe këtë herë edhe Prishina e Beogradi janë nominuar për atë çmim prestigjioz.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në takimin e 4 shtatorit në Uashington nënshkruajtën marrëveshjen për “Normalizimin Ekonomik” në prezencën e Presidentit amerikan, Donald Trump. Pas marrëveshjes në SHBA ka ardhur edhe njohja e Kosovës nga Izraeli. Gjithashtu pas marrëveshjes së 4 shtatorit delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan sërish më 7 shtator në Bruksel, takim i cili u ndërmjetësua nga diplomatët e BE-së. Hoti dhe Vuçiç dhanë një deklaratë të përbashkët se kërkojnë që prioritet të jetë integrimi në BE madje u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet për dialogun. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë sërish një takim në bruksel më 28 shtator.

A.C/Dosja.al

Shto Koment