Aktualitet

Riatdhesohen vullnetarisht 120 shqiptarë nga Franca, Policia e Shtetit: S’ka shanse për azil (VD)

Shqiptarët kishin shkuar për të kërkuar azil në Francë, por vendosën që të ktheheshin, duke shmangur kështu penalitetet e mundshme.

TIRANË-Riatdhesohen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë nga Franca. Ata kishin shkuar për të kërkuar azil në Francë, por vendosën që të ktheheshin, duke shmangur kështu penalitetet e mundshme, që rrjedhin nga mosrespektimi i afateve të qëndrimit në zonën Schengen.

Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes, shefi i Komisariatit të Policisë Rinas,Përparim Dema u shpreh se:

“Dua t’u bëj një apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsiderohet edhe nga vendet e BE-së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t’u aprovuar.”

Njoftimi i policisë: 

Riatdhesohen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë

“Deportimi nga vendet e BE-së shoqërohet edhe me masa të tjera shtesë, që janë edhe ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën Schengen”.

Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur penalitetet e mundshme, që rrjedhin nga mosrespektimi i afateve të qëndrimit në zonën Schengen.

Ky ishte një ndër operacionet më të mëdha të riatdhesimit vullnetar. Sipas Shefit të Komisariatit të Policisë Rinas, Përparim Dema, ky operacion merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetarisht, çka konsiderohet si një element ndihmës në parandalimin e lëvizjes së parregullt në zonën Schengen.

Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes, Dema u shpreh se:

“Dua t’u bëj një apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsiderohet edhe nga vendet e BE-së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t’u aprovuar.”

Në lidhje me pasojat e mundshme që mund të bien mbi personat që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, Dema tha: “Deportimi nga vendet e BE-së shoqërohet edhe me masa të tjera shtesë, që janë edhe ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën Schengen”.

Tre ditë më parë në Rinas u riatdhesuan edhe 100 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në Francë, Belgjikë e Gjermani. Këta janë individë, ndaj të cilëve ka vendim ligjor për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen. Ky operacioni  riatdhesimi për shtetasit shqiptarë, u zhvillua në bashkëpunim me Frontex-in.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment