Aktualitet

Riatdhesohen 6 shqiptarët e parë të ngelur në Bari, u sollën me traget mallrash, ja si u doli testi për COVID-19

Mësohet se gjashtë shqiptarët kanë ardhur me tragetin e mallrave në Durrës nën masa të rrepta sigurie.
Featured image of article: Riatdhesohen 6 shqiptarët e parë të ngelur në Bari, u sollën me traget mallrash, ja si u doli testi për COVID-19 Foto ilustruese

TIRANË- Riatdhesohen 6 shqiptarët e parë të ngelur në Bari, të cilët për 14 ditë duhet të vetëkarantinohet. Mësohet se gjashtë shqiptarët kanë ardhur me tragetin e mallrave në Durrës nën masa të rrepta sigurie.

Të gjithë shqiptarëve iu janë bërë analizat për një infektim të mundshëm për COVID-19 nga ku kanë rezultuar negativë. Autoritetet italiane kanë nisur punën për të kthyer të gjithë shqiptarët që mbetën atje nga mbyllja e vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë nga e hëna pritet të nisin fluturimet e para për të sjellë shqiptarët në Shqipëri, falas dhe me avionin “Lasgush” të kompanisë “Air Albania”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment