Politike

Riatdhesimi i 70 qytetarëve europianë/ Soreca falënderon qeverinë shqiptare: Tjetër shembull i solidaritetit

Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve të huaj që ndodheshin të bllokuar në vendtin tonë.
Featured image of article: Riatdhesimi i 70 qytetarëve europianë/ Soreca falënderon qeverinë shqiptare: Tjetër shembull i solidaritetit Luigi Soreca

Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë,  Luigi Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për riatdhesimin e 70 qytetarëve europianë që ishin të bllokuar në Shqipëri, pas situatës së krijuar nga COVID-19.

“Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasve të vendeve anëtar të BE-së të bllokuar në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusi. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret në kohë nevoje”, shprehet Soreca në një postim në Twitter.

Qeveria shqiptare prej disa ditësh ka nisur procesin e ritadhesimit të qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vendet e Europës. Po kështu, edhe personat e huaj që ndodhen në Shqipëri po transferohen drejt vendeve të tyre. Rama u shpreh pak ditë më parë se në Shqipëri do të kthehen shqiptarët që kanë ngelën jashtë, pas mbylljes së kufjeve dhe studentët në pikë të hallit. Transferimi i tyre po bëhet me avionin “Lasgushi”.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Riatdhesimi i 70 qytetarëve europianë/ Soreca falënderon qeverinë shqiptare: Tjetër shembull i solidaritetit

  1. ‘Fitore’ e madhe Sreca(?!) k/ministri ndihmon qytetaret europiane te kthehen ne vendet e tyre dhe qytetaret e RSH i le jashte?! Do vije nje dite qe do t’i paguaje te gjitha, ne nje forme apo ndonje tjeter, nga dikush apo shumekush…le te presim e te shohim…

Shto Koment