Bota

Rezulton pozitiv me COVID-19 ministri i naftës në Venezuelë

El Aissami, i emëruar në pozitën këtë vit, është paditur në Shtetet e Bashkuara për akuzat e trafikut të drogës që ai i mohon.
Featured image of article: Rezulton pozitiv me COVID-19 ministri i naftës në Venezuelë El Aissami

VENEZUEL– Ministri venezuelas i naftës Tareck El Aissami ka testuar pozitiv për COVID-19. Lajmin e ka bërë vet të ditur  vetë ai në njoftim në rrjetet sociale duke thënë se do të futet në izolim.

“Një betejë e re që unë do të marr përsipër, duke iu përmbajtur Zotit dhe jetës”, shkroi El Aissami.

El Aissami, i emëruar në pozitën këtë vit, është paditur në Shtetet e Bashkuara për akuzat e trafikut të drogës që ai i mohon. Në këtë shtet janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse edhe guvernator i shtetit Zulia perëndimo Omar Prieto si dhe  lideri i partisë socialiste, Diosdado Cabello

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Venezuela ka raportuar deri më tani 8,010 raste të koronavirusit ku së fundmi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve.

Burimi:.reuters.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment