Bota

Rezultojnë pozitiv me koronavirus/ Reagojnë udhëheqësit botërorë pas infektimit të Donald Trump dhe Zonjës së parë me Covid-19: Iu urojmë shërim të shpejtë!

Urime për shërim të shpejtë Presidenti Trump dhe Zonja e Parë morën edhe nga rivali i zotit Trump për garën presidenciale demokrati Joe Biden dhe bashkëshortja e tij. Biden shkruante në Twitter se ai dhe Jill Biden: “do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”.
Featured image of article: Rezultojnë pozitiv me koronavirus/ Reagojnë udhëheqësit botërorë pas infektimit të Donald Trump dhe Zonjës së parë me Covid-19: Iu urojmë shërim të shpejtë! Melania Trump dhe Donald Trump

SHBA- Politikanë dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota kanë reaguar pas lajmit se presdienti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e parë janë infektuar me sëmundjen  vdekjeprurëse. Politikanë, republikanë e demokratë nga e gjithë bota, nëpërmjet postimive të tyre që kanë bërë në rrjetet sociale i kanë uruar shërim të shpejtë liderit të shtetit amerikan dhe partneres së saj. 

Urime për shërim të shpejtë Presidenti Trump dhe Zonja e Parë morën edhe nga rivali i zotit Trump për garën presidenciale demokrati Joe Biden dhe bashkëshortja e tij. Biden shkruante në Twitter se ai dhe Jill Biden: “do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”.

Ndërkohë në një postim në Twitter nënpresidenti Mike Pence shkruante se: “Karen dhe unë i dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona miqve tanë të dashur Presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump. Ne bashkohemi me miliona në të gjithë Amerikën që po luten për shërimin e tyre të plotë e të shpejtë. Zoti e bekoftë Presidentin Trump dhe Zonjën tonë të Parë të mrekullueshme Melania”.

Ligjvënësi demokrat i Teksasit Joaquin Castro shprehu gjithashtu shqetësim e tij lidhur me shëndetin e presidentit. Në një postim në Twitter ai shkruante se: “kjo nuk është vetëm çështje e shëndetit personal të Presidentit, por edhe çështje e sigurisë kombëtare”.

Mesazhe për shërim të shpejtë të Presidentit ndanë edhe disa nga kritikët më të ashpër të tij. Udhëheqësi amerikan i të drejtave civile, Jesse Jackson shkruante në tëitter se “lutej sinqerisht që Presidenti dhe Zonja e Parë të mos përjetojnë pasojat më të rënda të sëmundjes”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne të gjithë duhet të lutemi për shërimin e plotë të Presidentit dhe bashkëshortes së tij. Pavarësisht bindjeve fetare apo politike, të gjithë duhet të lutemi pasi miliona njerëz janë prekur nga kjo sëmundje”, vijonte mesazhi i tij në Tëitter.

Ndërkohë shumë udhëheqës ndërkombëtarë i uruan shërim të shpejtë Presidentit dhe Zonjës së Parë, mes tyre Kryeministri Britanik Johnson, Kancelarja gjermane Merkel, Presidenti rus Putin, Kryeministri turk Erdogan, Kryeministri i Indisë Modi, Kryeministri izraelit Netanjahu, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Ghebreyesu e të tjerë.

Presidenti Amerikës rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe lajmin për infektimin e dha vetë ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale. Mësohet se Trump së bashku me bashkëshorten e tij janë izoluar. Pas lajmit se presidenti Trump ishte infektuar nga COVID-19 tregjet ndërkombëtare pësuan rënie. Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit më shumë se 207 mijë amerikanë kanë humbur jetën dhe më shumë se 7.2 milionë të tjerë janë infektuar.

Burimi: abcnews

(A.k.dosja.al)

Shto Koment