Sport

Rezultoi me koronavirus, ish-kampioni i botës me Argjentinën vuan edhe nga një sëmundje tjetër

82-vjeçari jeton në një azil pleqsh në Buenos Aires që nga viti 2018.Bilardo njihet si kampion, i cili e ka drejtuar Argjentinën në dy kampionate botërore
Featured image of article: Rezultoi me koronavirus, ish-kampioni i botës me Argjentinën vuan edhe nga një sëmundje tjetër Carlos Bilardo dhe Maradona

ARGJENTINË-Ish-futbollisti dhe trajneri argjentinas, Carlos Bilardo, i cili drejtoi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës 1986, është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me familjen e tij për “Reuters”.

“Ata i bënë testin dhe rezultoi pozitiv. Megjithatë ai nuk ka treguar simptoma dhe është mirë”, ka treguar burimi.82-vjeçari jeton në një azil pleqsh në Buenos Aires që nga viti 2018.Bilardo njihet si kampion, i cili e ka drejtuar Argjentinën në dy kampionate botërore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitet 1968-1970 ka fituar tre tituj të “Copa Libertadores”, si lojtar me Estudiantes. Bilardo është karantinuar, duke ditur se rrezikon shumë, kjo për shkak të moshës së madhe, por edhe për faktin  se vuan nga një sëmundje tjetër e cila është sindroma Hakin-Adams.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment