Bota

Rezultoi i infektur me COVID-19 disa ditë më parë, Boris Johnson shtrohet në spital

Sipas BBC, Kryeministri vuan ende nga koronavirusi dhe do i nënshtrohet një testi tjetër për të parë dhe gjendjen e tij. 
Featured image of article: Rezultoi i infektur me COVID-19 disa ditë më parë, Boris Johnson shtrohet në spital Boris Johnson me COVID-19

ANGI- Kryeministri i Birtanisë së Madhe, Boris Johnson është dërguar mbrëmjen e sotme në spital, pasi ka shfaqur shenja më të rënda të COVID-19. Ai ka 10 ditë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe tashmë do jetë në kujdesin e mjekëve.

Sipas BBC, Kryeministri vuan ende nga koronavirusi dhe do i nënshtrohet një testi tjetër për të parë dhe gjendjen e tij. 

Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin. Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“, tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri edhe pse i sëmurë u ka bërë thirrje njerëzve të ndjekin këshillat e saj për distancimin shoqëror. Ndërkohë Britania e Madhë është një ndër vendet më të prekura, ku nurmi i të prekurve është me mijëra dhe ka qindra viktima.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment