Sport

Rezultoi dështim në Premier League, Barcelona do “Mister 60-milionëshin”

Katalanasit kanë nevojë për muskuj dhe "gjak të freskët" në mesfushë, që do të pësojë disa ndryshime. Alternativa, sipas Mundo Deportivo, është Fabian Ruiz i Napolit.
Featured image of article: Rezultoi dështim në Premier League, Barcelona do “Mister 60-milionëshin” Foto ilustruese

Tanguy Ndombele duket se ka një shans për t’u transferuar te Barcelona.

Mesfushori francez në verën e shkuar u shit te Tottenham për 60 milionë euro. Ai u bë lojtari më i shtrenjtë i blerë nga “Spurs”. Zgjedhja e tij u duk e papritur dhe në fakt nuk rezultoi blerje e goditur as për anglezët.

Rendimenti i tij nuk ka bindur askënd në ishull dhe trajneri Jose Mourinho nuk e ka problem për ta shitur. Barcelona ka marrë sinjalet e duhura dhe është vënë në lëvizje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Katalanasit kanë nevojë për muskuj dhe “gjak të freskët” në mesfushë, që do të pësojë disa ndryshime. Alternativa, sipas Mundo Deportivo, është Fabian Ruiz i Napolit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment