Politike

Rezultati aktual në Qarkun e Dibrës, Lubonja: Atje dihet çfarë ndodhi në zgjedhjet e kaluara, mund të përsëritet…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në trasmetimin maraton, tregoi dy arsyet se sipas tij, PS është fituese në këtë qark, dikur, bastion i të djathtëve.
Featured image of article: Rezultati aktual në Qarkun e Dibrës, Lubonja: Atje dihet çfarë ndodhi në zgjedhjet e kaluara, mund të përsëritet… Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në trasmetimin maraton, tregoi dy arsyet se sipas tij, PS është fituese në qarkun e Dibres, dikur, bastion i të djathtëve.

Ai tha se Dibër, në zgjedhjet e kaluara u pa çfarë ndodhi, ku la të nënkuptohet “Dosjen 184”. Sipas Lubonjës nuk është çudi që edhe në këto zgjedhje të ketë pasur të njëjtin ndikim.

Arsyeja e dytë sipas analistit, është kandidati i pavarur, Elton Debreshi, i cili ka marrë vota të cilat nëse bashkoheshin me opozitën, ndodhte përmbysja në favor të Partisë Demokratike, e cila në këtë rast do të siguronte 3 mandate, ndërsa Partia Socialiste do ndalej në 2.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në Dibër ka ndodhur ajo e para ca kohëve, ajo mund të përsëritet. Pushteti është në dorën e njerëzve të fuqishëm dhe krimit të organizuar që ka ndërhyrë shumë. Këta njerëz janë të lidhur me pushtetin dhe kjo ndikon, sepse është fuqi financiare, mediatike, kjo shpjegon pjesërisht Dibrën. Atje ka ndikuar dhe Debreshi, po të bashkosh votat e opozitës bashkë me të që është kundër sistemit, mund të dali diçka më mirë, del 3 me 2 ndryshe nga ç’e shohim deri tani Dibrën. Këtu po forcohet regjimi. Po vazhdoi trendi kështu, herën tjetër do e kemi të gjithë hartën mavi. Nëse pas katër vitesh, unë do të kërkoj ndjesë Ramës që e kam akuzuar. Pas një qeverisje që e pranojnë të gjithë që është me probleme, është problem regjimi”, tha Lubonja.

Marre nga Balkanweb

Shto Koment