Politike

REZULTATET/ Përfundon numërimi në Shkodër, Korçë dhe Elbasan! PD me rritje, PS fiton bindshëm Jugun, LSI del ‘gropë’ kudo

Ka përfunduar procesi i numërimit në tre qarqe të tjera të vendit!
Featured image of article: REZULTATET/ Përfundon numërimi në Shkodër, Korçë dhe Elbasan! PD me rritje, PS fiton bindshëm Jugun, LSI del ‘gropë’ kudo Foto Ilustruese

TIRANË– Ka përfunduar procesi i numërimit në tre qarqe të tjera të vendit! Në qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 60542 vota në total (48.88%), e ndjekur nga PD me 50479 vota(40.78%). LSI arriti të grumbullojë vetëm 8488 vota (6.86%).

Edhe në qytetin e Shkodrës janë numtuar të 441 kutitë e votimit, ku qarkun e fiton Partia Demokratike me 47,209 vota (43.8%), e ndjekur nga PS me 30.296 (28.1%). Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 16,426 vota (15.2%), duke lënën në hije LSI që ka marrë 10.102 vota (9.3%).

Qarkun e Elbasanit e ka marrë bindshëm Partia Socialiste me 85,690 (55,19%), e ndjekur nga PD me 57.562 vota (37.08%). Pas ka mbetur LSI me 6.855 (4.42%).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon numërimi në Tiranë dhe Durrës.


HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 90% e kutive të votimit në vend! 5 qarqe konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI prijnë në Veri

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment