Politike

Rezultatet në provimin e maturës të Gjuhë-Letërsisë, ish-deputeti publikon denoncimin: Notat janë jashtë rrjedhës logjike, kopja plasi sheshit

Ish-deputeti demokrat ka publikuar një denoncim për rezultatet e provimit të Gjuhë-Letërsisë të maturës. Sipas ish-deputetit, notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe kanë përmbysur çdo investim të maturantëve.
Featured image of article: Rezultatet në provimin e maturës të Gjuhë-Letërsisë, ish-deputeti publikon denoncimin: Notat janë jashtë rrjedhës logjike, kopja plasi sheshit Luçiano Boçi

TIRANW-Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një denoncim në lidhje me rezultat e provimeve të maturës. Në denoncim thuhet, se nxënësit me 5-a, kanë marrë 9-ta në dhe 8.7 në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas Boçit, ajo që ndodhi me provimin e maturës të Gjuhë-Letërsisë, ishte degradim i procesit  dhe notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike.

Denoncimi

MATURA E DENONCUAR

Matura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për katastrofën e dëshmuar në sistemin arsimor.
Ndërsa ministren e lumturon dhe e përkund idiotësia dhe i gënjen trurin Turi, nuk reshtin denoncimet, të cilat tregojnë degradimin absolut të këtij procesi.
Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi.
Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët. Me selektim e përcaktim. Denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm idiotesk të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Matura këtë vit është shoqëruar me polemika të shumta. Pas testtit të Gjuhë-Letërsisë maturantët protestuan para ministrisë së Arsimit, pasi pretendonin se pyetjet ishin të pakuptimta. Ata dorëzuan edhe një draft me 10 pika për parregullsitë e pretenduara, ndërsa kërkuan rishpërndarjen e peshës së pikëve dhe uljen e peshës së provimit të maturës në përzgjedhjen e degëve në Universitete. Qendra e Shërbimeve Arsimore ndërkohë deklaroi se do të bënte rishikimin e pyetjeve, që kanë qenë mbi nivelin mesatar dhe përgjigjen e ka gjetur një përqindje shumë e ulët, ndërsa këmbënguli se teza e hartuar nuk kishte probleme nga ana shkencore. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nga ana tjetër, i quajti protestat e maturantëve të nxitura nga opozita.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment