LIVE UPDATES
Bota

Rezultatet e zgjedhjeve në Irak, humbje e besimit te sistemi

14 Tetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Rezultatet e zgjedhjeve në Irak, humbje e besimit te sistemi

Nga Kersten Knipp

Ai është burri i ri dhe i vjetër i Irakut. Kleriku popullor shiit Muqtada al-Sadr dhe koalicioni i tij janë shfaqur përsëri si fuqia më e fortë politike në vend, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve. Dhe, sërish, pjesa e votave për të duket se është rritur. Sidoqoftë, është jashtëzakonisht e vështirë “ta përgëzosh” politikanin për fitoren e tij të dukshme zgjedhore – pa shprehur rezerva të thella.

Nuk është vetëm fakti se forcat shiite rivale, të cilat ndryshe nga al-Sadr janë qartë pro-iraniane, tashmë e akuzojnë politikanin populist për manipulim të zgjedhjeve. Më e lehtë është të relativizosh pretendime të tilla në Irak sesa t’i hetosh ato në mënyrë të pavarur. Por cilado qoftë e vërteta e çështjes, kjo sigurisht që po e prish atmosferën politike dhe mund të ndezë më shumë tensione.

Ajo që është veçanërisht e rëndë (dhe jo më pak shqetësuese) është pjesëmarrja e votuesve, e cila ka rënë në nivelet e saj më të ulëta. Al-Sadr-i cili nuk po kandidon për postin e kryeministrit, por tradicionalisht e sheh veten si “ai që vendos për mbretin”-mund të ketë triumfuar në kutitë e votimit. Por në votim dolën vetëm 41% e elektoratit irakian. Çfarëdo forme që të marrë qeveria e ardhshme irakiane, këto rrethana e dobësojnë shumë legjitimitetin e saj demokratik.

Zhgënjim i thellë

Pjesëmarrja e ulët në votim nuk është befasi; është një shprehje e zhgënjimit të thellë që ndiejnë shumë irakianë.

Fitorja e dukshme e Al-Sadr-it është gjithashtu një reflektim i këtij zhgënjimi. Al-Sadr-i e kishte cilësuar fushatën e tij si votë kundër pushtetit politik. Në fillim, ai madje kishte njoftuar se do të bojkotonte zgjedhjet, duke fajësuar keqmenaxhimin e vazhdueshëm dhe korrupsionin e zakonshëm në Irak. Kjo i bënte jehonë pakënaqësisë që kishte kohë që mbahej nga popullsia irakiane. Në vjeshtën e vitit 2019, kjo pakënaqësi bëri që shumë irakianë, shumica e tyre të rinj, të dilnin në rrugë. Në fund, këto protesta mbarëkombëtare u shtypën me dhunë nga forcat irakiane të sigurisë.

Shtypja brutale e protestave nuk shkatërroi vetëm shpresat, në atë kohë, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe efekteve të tij-të tilla si deficite të mëdha në infrastrukturë dhe furnizime, si dhe në mbrojtjen e mjedisit. Ajo gjithashtu i pakësoi shumë shpresat për një Irak të bashkuar të mbështetur nga një shoqëri e fortë civile. Ky ishte një objektiv i mbrojtur nga lëvizja protestuese, e cila donte të shihte një Irak, popullsia e të cilit të mos ndahej më sipas linjave fetare ose etnike. Sidoqoftë, lëvizja protestuese vetë ishte e ndarë në këto zgjedhje.

Një grup bëri thirrje për bojkotim, i cili kontribuoi në pjesëmarrjen e ulët. Një tjetër paraqiti kandidatët e tij dhe arriti të paktën të merrte rezultate të respektueshme, ndërsa forcat proiraniane pësuan humbje të qarta. është e mundur të nxirret përfundimi se shumë irakianë kundërshtojnë që fqinji i tyre i fuqishëm Irani të ketë kaq shumë ndikim. Por kjo nuk do të thotë automatikisht se ata do të donin që Shtetet e Bashkuara të kishin më shumë ndikim. Al-Sadri gjithashtu zyrtarisht i kundërshton të dyja fuqitë. Ndarje të thella fetare dhe etnike

Megjithatë, fitorja e dukshme e al-Sadr-it duket se konfirmon frikën se Iraku do të vazhdojë të organizohet sipas linjave fetare dhe të vazhdojë të ndahet në grupe të ndara politike – edhe nëse al-Sadr-i mund të zgjedhë ta përshkruajë veten si përfaqësues të të gjithë popullsisë.

Shumë nga mbështetësit e tij e shohin atë si një politikan që mban qëndrim kundër establishmentit irakian dhe ndikimit të huaj dhe si një autoritet dhe udhëheqës shiit të vendosur. Kjo do të thotë se al-Sadr-i nuk është një figurë me të cilën mund të identifikohen irakianët sunitë ose të krishterë.

Iraku vazhdon të ndodhet në prag të kaoseve etnike dhe fetare, të cilat diktatori Saddam Hussein i përdori me vetëdije dhe pa mëshirë për të ndarë dhe sunduar shtetin. SHBA gjithashtu nuk ishte në gjendje të kapërcejë ndarjet pas pushtimit në vitin 2003. Në fakt, politikat amerikane të drejtuara kundër aparatit shtetëror të dominuar më parë nga sunitët arritën të kundërtën, duke i shtyrë shumë sunitë në rezistencë të hidhur, që mori edhe formën e ekstremizmit dhe terrorit./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota muqtada al-sadr saddam hussein zgjedhjet ne irak muqtada al-sadr saddam hussein zgjedhjet ne irak

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni