Sport

Rezultatet e testeve të ditës në Serie A, koronavirusi po fiton betejën kundër futbollit?

Drejtuesit duhet ta mendojnë me shumë seriozitet rinisjen. Italia është një prej vendeve më të dëmtuara në botë nga COVID-19
Featured image of article: Rezultatet e testeve të ditës në Serie A, koronavirusi po fiton betejën kundër futbollit? Cristiano Ronaldo

Fillimisht u mendua se në fund të majit do të riniste Serie A, por situata nuk është aq shpresëdhënëse pas testeve të bëra para fillimit të stërvitjeve.

Testet paraprake kanë treguar se janë 8 futbollistë që kanë dalë pozitivë me COVID-19. Torino ka konfirmuar 1 rast, klubi i Fiorentinës ka 3 futbollistë, ndërsa më e rëndë është gjendja te Sampdoria që ka 4 lojtarë të prekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Italia është në mëdyshje pas këtyre rezultateve, pasi nuk dihet nëse do të ketë një ndalesë tjetër. Drejtuesit mund të mendojnë me shumë seriozitet rinisjen. Italia është një prej vendeve më të dëmtuara në botë nga COVID-19.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment