Sport

Rezultate zhgënjyese, tifozët presin shkarkimin e Contes, por presidenti Zhang vë veton: Antonio është lideri i Interit

Rezultatet e zikaltërve në këtë fillim sezoni nuk janë aspak në nivelin e pritshmërive, megjithatë presidenti i klubit zikaltër e ka quajtur Conten një lider
Featured image of article: Rezultate zhgënjyese, tifozët presin shkarkimin e Contes, por presidenti Zhang vë veton: Antonio është lideri i Interit Steven Zhang
Përditësuar:

MILANO-Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit, presidenti i Interit Steven Zhang është rikthyer të flasë mbi të ardhmen e teknikut në mbledhjen e aksionerëve. Rezultatet e zikaltërve në këtë fillim sezoni nuk janë aspak në nivelin e pritshmërive, megjithatë presidenti i klubit zikaltër e ka quajtur Conten një lider që po punon për të hedhur bazat e një projekti fitues në të ardhmen.

“Conten e kemi identifikuar si njeri profesionit për të krijuar një mentalitet fitues. Antonio është lideri i Interit dhe zona teknike ka hedhur bazat solide për të ndërtuar një erë të re fituese të historisë së klubit zikaltër.Projekti i rritjes së Inter është konsoliduar, bazuar në krijimin e një marke globale dhe në një vizion inovativ të biznesit i cili sheh gjeneratat e reja si objektivin kryesor. Angazhimi ynë për të ardhmen synon gjithmonë garantimin e qëndrueshmërisë së shoqërisë dhe rritja në performancën sportive – deklaroi Zhang -.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto fjalë ishin mjaft të rëndësishme jo vetëm për ambientin zikaltër, por edhe për trajnerin Conte, pozitat e të cilit ishin lëkundur shumë, sidomos pas humbjes ndaj Realit të Madridit mbrëmjen e të mërkurës në “San Siro”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment