Politike

“Brezat e tjerë do qeshin me ne”, Bushati bashkohet me opozitën dhe kundërshton rezolutën për ndikimin e huaj në zgjedhje. Balla: Duhej bërë më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, në nisje të diskutimeveka prezantuar këtë rezolutë dhe ka thënë se  duhet të ishte bërë më herët dhe është shumë e vonuar. Ai kërkoi mbështjen e deputetëve të tjerë, por nuk iu përgjigj pyejteve të Ditmir Bushatit, i cili tha se rezoluta është me gabime, pasi është marrë copy-paste nga rezoluta e Parlamentit Evropian.
Featured image of article: “Brezat e tjerë do qeshin me ne”, Bushati bashkohet me opozitën dhe kundërshton rezolutën për ndikimin e huaj në zgjedhje. Balla: Duhej bërë më parë Komisioni i Politikës së Jashtme

TIRANË- Rezoluta për ndikimin e huaj në zgjedhje është miratuar sot në parim në Komisionin e Politikës së Jashtme. Mes debateve kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli ka hedhur në votim rezolutën, por ka marrë votat kundër të opozitës dhe Ditmir Bushatit. Ky i fundit ka qenë shumë i ashpër në kritiakt e tij kundër rezolutës, e cila është propozuar nga Taulant Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, në nisje të diskutimeveka prezantuar këtë rezolutë dhe ka thënë se  duhet të ishte bërë më herët dhe është shumë e vonuar. Ai kërkoi mbështjen e deputetëve të tjerë, por nuk iu përgjigj pyejteve të Ditmir Bushatit, i cili tha se rezoluta është me gabime, pasi është marrë copy-paste nga rezoluta e Parlamentit Evropian.

Në mbështetje të Bushatit ishte dhe Ralf Gjoni që kritikoi dokumentin e sjell nga Ball, me të cilin pati dhe një debat me këtë të fundit. Nga ana tjetër Rudina Hajdari tha se Shqipëri nuk duhet të ketë frikë nga Rusia, pasi sipas saj 98% e popullësisë e ka të qartë drejtimin drejt perëndimit.

Debatet kanë vijuar dhe më tej, pasi ish-ministri i Jashtëm ka kërkuar që votimi të shtyhej dhe i gjithë dokumenti të rishikohej dhe të përmirësohej, por deklaratat e tij nuk janë marrë parasysh dhe Kodheli e hodhi në votim rezolutën.

Po çfarë është rezoluta?

Taulant Balla javën e shkuar në Kuvend depozitoi rezolutën për ndikimin e të huajve në zgjedhje. Rezoluta ishte e përqëndruar më shumë tek Rusia, duke thënë se kanë financuar dhe parti politike, duke iu referuar çështjes së hapur kundër PD-së. Kjo rezolutë kërkon që të rregullojë financimet e partive politike dhe marrjen e parave nga të huajt gjatë zgjedhjeve. Në këtë draft theksohet se ndërhyrjet e huaja në fushata polarizojnë opinionin dhe nxisin aktet e dhunës dhe të urrejtjes.

(A.B. Dosja.al)

  • 11:19

    “Nuk jemi vend dordolec”, Bushati ‘sherr’ me Kodhelin: Rezoluta është gabim, nëse u bezdis po e mbyll

    Ditmir Bushati është treguar i ashpër me Taulant Ballën për rezolutën e ndikimit të huaj në zgjedhje në Shqipëri. Në Komisionin e Politikës së Jashmte, Bushati ka replikuar dhe me kryetaren Mimi Kodheli, të cilës i kujtoi se jemi në vend i NATO-s dhe duhet të përmbushim disa kritere.

    Më tej Bushati tha se kjo rezulutë është gabim, pasi është marrë copy-paste nga Parlamenti Evropian dhe nuk mund të votohet pasi duhet përmirësuar.

    DEBATI

    Bushati: Po marrim copy-paste një dokument të Bashkimit Evropian që janë cituar 20 dokumente të tjera dhe nuk citojnë në asnjë rresht Shqipërinë. Shyqyr që nuk është Vasilika, se do thoshte se mos ta shikojnë brezat e tjerë se do tallen me ne. Në këtë rpoces duhet që ne si Komision, dhe duhet të kishim rolin kryesor dhe si deputet para se të përfshihemi në këtë gjë duhet të shohim terminologjinë dhe po them o Zoti Balla që nuk është korrekt.  Supozojmë që e miratuam këtë dokument, jam Edi Rama unë, çfarë kërkoni që nuk e kam bërë. Jam kreu i SHISH, çfarë nuk kam bërë unë që duhet në këtë rezolutë. Hajde të kemi një analizë paraprake dhe nuk mund ta bëjmë me opinione personale. Kjo gjë duhet bërë me interesin tonë kombëtar.

    Kodheli: Zoti Bushati përfundoje.

    Bushati: Zonja Kodheli kjo është një gjë shumë e rëndësishme, ne jemi një vend i NATO-s nuk jemi një vend dordolec, dhe ju që keni qenë ministre për dy vite kërkoje që të ikje nga godina në bulevard tek godina që është sot se janë disa kushte që plotësohen. Nëse unë po u bezdis unë po e mbyll dhe po të doni e mbyllni e votoni, por jeni gabim.

  • 10:39

    ‘Ndoshta mungesa e eksperiecës…’/ Balla e thumbon, Ralf Gjoni nuk e toleron, ‘shpërthen’ në mes të mbledhjes: Mos ma trego mua ti, pronar i parlamentit je?

    Mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme është shoqëruar me debate mes kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës dhe deputetit të opozitës, Ralf Gjonit.

    Pas fjalës së Gjonit dhe Bushatit, fjalën e ka marrë Taulant Balla i cili ka korrigjuar fjalën e opozitarit. Ky i fundit nuk e ka pranuar kritikën duke shpërthyer në mes të mbledhjes, duke marrë edhe një paralajmërim nga kryetarja Mimi Kodheli.

    PJESË NGA DEBATI:

    Balla: Nuk janë cituar të gjithë dokumentat sepse e dini që në aty jemi. Ndoshta mungesa e eksperiecës iu pengon që ta dini se iu nuk jeni Komisioni përkatës. Ndoshta nuk e dini por Repuklika jonë është Parlamentare.

    Gjoni: Mos na trego eksperiencën, se në fakt qeveria juaj i zgjedh ministrat prej eksperiencës. E di shumë mirë unë më mirë se ty. 37 vjeçare kujt ia tregon, pronar i parlamentit je?

    Balla: Zoti Bushati kishte propozime konkrete.

  • 10:32

    “Të mos lëm nam”, Ditmir Bushati kritika të forta rezolutës për ndikimin e huaj në zgjedhje: Ka shumë gabime

    Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka hedhur kritika të forta për rezolutën për ndikimet e huaja në zgjedhje. Bushati u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të rishikonin dhe njëherë dokumentin që “të mos linin nam kur ta prezantonin tek të tjerët”, pasi ka gabime në përmbajtje dhe në përkthimin e bërë nga rezolutat e BE. Ish-ministri më tej u shpreh se që në titull rezoluta është me gabime, dhe asnjë nga vendet e tjera të Ballkanit nuk e ka marrë një nismë të tillë.

    PJESË NGA DEKLARATA

    Që në titull ne kemi një gabim, po pa pasur një mendim të qeverisë dhe të Parlamentit nuk dua të futem në këto ujra të trubullta. Por unë kam bërë kërkime dhe nuk kam parë që vende të tjera nuk ke kanë marrë një nisëm të tillë dhe cilat janë vendet e tjera të ballkanit që e kanë marrë këtë vendim për të të na shtyrë dhe në. Ne si Komision i Polikës së Jashmte duket të dimë dhe qëndrimin e Sllovakisë dhe Italisë, pasi ne jemi në Trojkë me me këto vende. Jam dakord dhe me Gjonin që thotë se është bërë një përkthim gabim i dokumentit të Bashkimit Evropian. Këtu është një gabim dhe duhet parë sërish që të mos lëm nam, se kemi gabime të shumta.

Shto Koment