Politike

“Rezikohet integrimi në BE”, eurodeputeti thirrje qeverisë: Mos miratoni paketën anti-shpifje

  • KiE-qeverisë: Rishikoni draftin, s’mund të mbyllen portalet pa vendim gjykate
  • Në një reagim në Facebook, anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Suedi, shkruan se miratimi i paketës anti-shpifje rrezikon kryesimin e Shqipërisë në OSBE dhe integrimin në Bashkimin Evropian.
    Featured image of article: “Rezikohet integrimi në BE”, eurodeputeti thirrje qeverisë: Mos miratoni paketën anti-shpifje Flamuri i BE dhe i Shqipërisë

    SUEDI- Eurodeputeti David Lega, ka reaguar sot kundër dy ligjeve për median, që njihen si paketa anti-shpifje.

    Në një reagim në Facebook, anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Suedi, shkruan se miratimi i paketës anti-shpifje rrezikon kryesimin e Shqipërisë në OSBE dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

    “Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, do të rrezikojë kryesinë e OSBE-së dhe gjithashtu do të ndërlikojë negociatat e anëtarësimit në BE. Rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është shumë e mirëpritur”, shkruan Lega.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit. Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment