Rajoni

Deputeti i Vetëvendosjes tregon prapaskenat: Thaçi e ka thënë, sa të jem president s’ka koalicion mes LVV dhe LDK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se kreu i shtetit ka deklaruar gjatë një takimi në zyrën e tij se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni mes LVV dhe LDK.
Featured image of article: Deputeti i Vetëvendosjes tregon prapaskenat: Thaçi e ka thënë, sa të jem president s’ka koalicion mes LVV dhe LDK Rexhep Selimi

KOSOVË– Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ftuar në emisionin T7 ka bërë një deklaratë lidhur me presidentin Hashim Thaçi.

Selimi ka deklaruar se kreu i shtetit ka deklaruar gjatë një takimi në zyrën e tij se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për sa kohë ai të jetë president.

“Thaçi edhe me parë ka thënë, për sa kohë do të jem në këtë zyre të presidencës, ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë. Mysafirët e tij kanë qenë përfaqësuesit e diasporës. Thaçi po bën gjithçka që të mos ndodhë ky koalicion. Problemi kryesor për Thaçin është koalicioni VV-LDK. E ka thënë vetë këtë”, është shprehur Selimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej deputeti i LVV-së, Selimi hodhi dyshime se ishte Thaçi personi që drejtonte LDK-në në vend të Isa Mustafës. 

“Ai ndoshta e dikton edhe agjendën e takimeve, e dirigjon LDK-në”, ka thënë Selimi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment