Politike

Rikthehet Rexhep Rraja, Berisha: Djali i deputetit të PS-së është pronari i i firmës së internetit ku vdiq punëtori, e mbajnë të fshehtë

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rexhepi është pronari i firmës së internetit ku ndodhi ngjarja e rëndë, por që ky informacion po mbahet i fshehtë.
Featured image of article: Rikthehet Rexhep Rraja, Berisha: Djali i deputetit të PS-së është pronari i i firmës së internetit ku vdiq punëtori, e mbajnë të fshehtë Rexhep Rraja
Përditësuar:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se pronari i firmës së internetit në Nikël, ku njëri nga punëtorët vdiq pai ra në kontakt me rrymën elektrike, është djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, Rexhepi.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rexhepi është pronari i firmës së internetit ku ndodhi ngjarja e rëndë, por që ky informacion po mbahet i fshehtë.

Firma e internetit ku ndodhi aksidenti ne Nikel eshte e djalit te narkodeputetit Rraja. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb. Pershendetje doktorr, firma e internetit ku ndodhi aksidenti ne nikla eshte ne emer te cunit te deputetit rroja e hapur para 6 muajsh per te mcef parat, por e mbajne fshehur dhe policia po e mbron anonim,’- shkruan Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Nikël. Punëtori i firmës së internetit po punonte në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Rikthehet Rexhep Rraja, Berisha: Djali i deputetit të PS-së është pronari i i firmës së internetit ku vdiq punëtori, e mbajnë të fshehtë

  1. Eshte e vertete. Hapni QKB per Digitel.
    Dhe policia e mbrojti firmen pasi tha qe po shoqeronin elektricistin jo ate puntorin e shkrete.

Shto Koment