Aktualitet

FOTO/ Rexhep Rraja lë pas dhunën dhe djegiet me cigare, hap biznes në Krujë me sisteme sigurie, ndryshimi në jetën e djalit të deputetit të PS-së pas historisë me Xhisielën

Burime për Dosja.al bëJnë me dije se Rraja ka lënë pas historinë e shumë përfolur në media dhe ka nisur një biznes në fushën e televizionit dhe rrjetit të komunikimit.
Featured image of article: FOTO/ Rexhep Rraja lë pas dhunën dhe djegiet me cigare, hap biznes në Krujë me sisteme sigurie, ndryshimi në jetën e djalit të deputetit të PS-së pas historisë me Xhisielën Rexhep Raja, Xhisiela Maloku dhe dokumenti
Përditësuar:

TIRANË– Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja që u bë i njohur për publikun pasi ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë dhe presion, i është futur seriozisht fushës së biznesit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rraja ka lënë pas historinë e shumë përfolur në media dhe ka nisur një biznes në fushën e televizionit dhe rrjetit të komunikimit.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të QKB, bëhet fjalë për kompaninë Digi Tel, në të cilën Rexhep Rraja është bashkëpronar me një tjetër person të identifikuar si Erion Sefa. Kompania është ngritur dhe regjistruar në janar të këtij viti, në datë 17. Secili ka nga 50% të aksioneve të kompanisë në fjalë e cila ofron rrjete dhe shërbime te komunikimeve elektronike, shërbime audio dhe audiovizive (Televizion Kabllore), montime sistemesh sigurie, sisteme aparaturash mjekësore, stabilizatorë, gjeneratorë, radio-ndërlidhje, sisteme me fibër optike, servis kompjuterash, shitje aksesorësh, fotokopje, import-eksport, instalim dhe mirëmbajtje te pajisjeve të telekomunikacionit, bazuar në përshkrimin që i është bërë në faqe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator të vitit 2018, pasi u denoncua nga ish-e dashrua e tij Xhisiela Maloku për dhunë dhe presion. Duke qenë se Rraja është djali i një deputeti, kjo gjë bëri që në këtë histori të përfshihet politika me akuza e kundër akuza. Pas tërheqjes së denoncimit të Malokut, ajo më pas deklaroi se e kishte kallëzuar pasi ishte bërë xheloze, Rraja u la në shërbim prove nga Gjykata. Ndër të tjera, Xhisiela deklaronte se shumë herë dyshja digjnin njëri-tjetrin me cigare, si një mënyrë eksperimentimi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment