Sport

Revolucion total te Juventusi, zbardhet lista me 11 të larguarit e merkatos verore

Juventus pritet të bëjë një revolucion në merkaton e verës. Tuttosport shkruan se klubi bardhezi mund të largojë plot 11 lojtarë të ekipit të parë
Featured image of article: Revolucion total te Juventusi, zbardhet lista me 11 të larguarit e merkatos verore Lojtarët e Juventus

Juventus pritet të bëjë një revolucion në merkaton e verës. Tuttosport shkruan se klubi bardhezi mund të largojë plot 11 lojtarë të ekipit të parë.

Genoa me shumë mundësi do të blejë portierin Mattia Perin, ndërsa Mattia De Sciglio, Luca Pellegrini dhe Rugani (ose Romero) mund të largohen përfundimisht nga bardhezinjtë.

Adrien Rabiot dhe Miralem Pjanic janë drejt shitjes. I pari drejt Anglisë, i dyti te Barcelona. Edhe Marko Pjaca do të shitet. Ndërkohë, argjentinasi Gonzalo Higuain kërkohet nga River Plarte, ndërsa Stephy Mavididi mund të blihet nga Dijon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rolando Mandragora gjithashtu do të largohet nga “Zonja e vjetër”. Ai nuk ka bindur asnjëherë drejtuesit e klubit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment