Sport

Revolucion tek Italia, Mancini do marrë lojtarë pa luajtur asnjë minutë në Serie A

Ky trajner ka shumë guxim. Prisni një kombëtare axurre plot rini!
Featured image of article: Revolucion tek Italia, Mancini do marrë lojtarë pa luajtur asnjë minutë në Serie A Roberto Mancini

Roberto Mancini do të bëjë revolucion në kombëtaren italiane. Ai ka vendosur të provojë edhe lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë.

“Lojtarëve të rinj u them që të fokusohen dhe të stërviten fort. Nëse kanë cilësinë dhe karakterin e duhur, jam gati t’i ftoj në kombëtare. Pra, edhe nëse nuk kanë debutuar me skuadrën e parë, do e kenë shansin”, ka deklaruar tekniku i “Axurrëve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në stafin tim kam profesionistë që monitorojnë në kampionatin e të rinjve dhe nëse ndonjë nga djemtë më bind jam gati ta thërras. Mosha nuk ka rëndësi për mua, ndërsa teknika dhe karakteri kanë. Ne duhet t’u japim dorë të rinjve të mësojnë dhe të gabojnë”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment