LIVE UPDATES
Aktualitet

Retë e zeza të tymit/ Kompanitë dhe njerëzit që fshihen prej 5 vitesh pas plehrave të Kavajës që digjen në Spille, page

9 Korrik 2021, 11:31 Nga DOSJA
Retë e zeza të tymit/ Kompanitë dhe njerëzit që fshihen

Nga Adriatik Doçi

KAVAJË – Zhvendosja e mbeturinave në vendgrumbullime të paligjshme, duke u vënë më pas flakën, siç ka ndodhur ditët e fundit ‘nën hundën’ e policisë dhe prokurorisë në Peqin, Spille dhe Gjirin e Lalzit, duke krijuar re të zeza tymi, ka përgjegjës konkretë.

Rrethi i përgjegjësve për këtë krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin qytetarëve, mjedisin, turizmin dhe imazhin e vendit, nis që nga kompanitë e kontraktuara nga njësitë vendore për pastrimin e qyteteve dhe njësive administrative përkatëse. Vijon me administratat e bashkive, të cilat duhet të monitorojnë kompanitë që paguhen me paratë publike për pastrimin, agjencitë e shumta për mbrojtjen e mjedisit, dhe policia, e cila ka detyrimin që të procedojë penalisht dhe referojë në prokurori shkelësit e ligjit.

 

Po cilat janë kompanitë e kontraktuara nga Bashkia e Kavajës për shërbimin e pastrimit të qytetit dhe njësive administrative gjatë viteve të fundit?

Në gusht të vitit 2019, Baskia e Kavajës ka lidhur një kontratë me vlerë rreth 1.6 milionë USD, me kompaninë “ALKO-IMPEX General Construcion”, për pastrimin e qytetit të Kavajës deri në vitin 2022. Kompania, e cila prezantohet si degë e një firme pastrimi në Kosovë, është e lidhur dhe përfaqësohet në Shqipëri nga Arbër Abazi, nipi i deputetit Sadri Abazi. Në rastin konkret, për të ftuar tenderin kanë marrë pjesë të dyja kompanitë “ALKO-IMPEX” në Kosovë dhe “ALKO-IMPEX degë në Tiranë. Oferta fituese është gati se vlera e fondit limit, por problemi qëndron se plehrat e Kavajës, siç e vërtetojnë pamjet e rënda të transmetuara nga Report Tv, sot digjen në Spille.

Përfaqësues të Bashkisë së Kavajës thanë se plehrat që po digjen në Spille janë depozituar më parë dhe se nuk e dihet se kush u ka vënë flakën. Por, nga verifikimet rezulton se Bashkia e Kavajës pastrohet nga “ALKO-IMPEX’ të paktën që nga viti 2016.

Në mars të vitit 2016, “ALKO-IMPEX’ me përfaqësues Arbër Abazin ka fituar tenderin me vlerë 1.4 milionë USD për pastrimin e qytetit. Me mbarimin e kësaj kontrate, kompania ka lidhur një tjetër kontratë me bashkinë, me vlerë edhe më të lartë, ndonëse me afat kohor të njëjtë.

Ndërkaq, në qershor të vitit 2020, Bashkia e Kavajës, ka lidhur një tjetër kontratë tashmë me vlerë rreth 2.5 milionë USD sërish me kompaninë “ALKO-IMPEX General Construcion”, për shërbimin e pastrimit të Golemit për 5 vite. Tenderi është fituar me ofertë pothuajse sa fondi limit, duke u përjashtuar në bllok nga gara të gjitha kompanitë e tjera. Gjithsesi sërish problemi qëndron tek zbatimi i ligjeve për vendgrumbullimin e mbetjeve.

Në kontrata parashikohen specifikime dhe detaje për pastrimin e kontenierëve, por jo vendi i grumbullimit të mbetjeve. Megjithatë legjislacioni për mbetjet ndalon rreptësisht hedhjen e mbeturinave në vende të pautorizuara, duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve, duke ndikuar negativisht mbi vendin përreth, duke shkarkuar erëra të rënda, si dhe duke
vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën bujqësore, bimët dhe kafshët, siç po ndodh në Spille me plehrat e Kavajës. Vitin e kaluar Kuvendi ndryshoi edhe Kodin Penal duke ashpëruar dënimet për krimet mjedisore, por sipas statistikave, ndëshkimet janë të papërfillshme.

Ndërkaq, më parë, për pastrimin e Golemit është kontraktuar kompania ‘Korsel’ në pronësi të Maksim Fejzullai, një personazh problematik sa i takon mjedisit. ‘Korsel’ është paguar me 72 711 599 lekë për këtë shërbim, deri në vitin që Bashkia e Kavajës lidhi një kontratë të re me “ALKO-IMPEX”.

Ndërkaq, për pastrimin e njësive administrative Luzi i Vogël, Synej dhe Helmas, Bashkia e Kavajës ka lidhur një kontratë në tetor të vitit 2019, me afat 3 vjet, me kompanitë Enea dhe Leal, në pronësi të Vullnet Dedes dhe Osman Shehut. Më parë, për pastrimin e kësaj njësie administrative janë kontraktuar kompanitë ‘Enea’ SHPK dhe ‘Korsel’ SHPK, në pronësi të të Vullnet Dedes dhe Maksim Fejzullai.

Të paktën që nga viti 2016 janë pothuajse të njëjtët personazhe që kanë marrë miliona euro nga paratë publike për pastrimin e Kavajës dhe njësive administrative, ndërkohë që plehrat digjen në Spille.

Marrë nga Shqiptarja.com

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik doci plehrat ne kavaj adriatik doci plehrat ne kavaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni