LIVE UPDATES
Aktualitet

“RESI” nuk e mbronte dot në periferi?! Pikëpyetjet mbi Vettingun e Anton Martinit, prokurorit të pastrehë që u kërcën

22 Dhjetor 2019, 15:12 Nga DOSJA
“RESI” nuk e mbronte dot në periferi?! Pikëpyetjet mbi

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu për një “afat të pacaktuar” dhe “për arsye objektive” vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda dhe kandidatin për SPAK, Anton Martini, pas një seance dëgjimore kryesisht të qetë, pavarësisht dyshimeve mbi përdorimin e një kredie të butë për qëllime përfitimi nëpërmjet Bonove të Thesarit.

Boldnews.al” raportoi pak ditë para seancës dëgjimore se prokurori Martini ka përfituar një kredi me kushte lehtësuese nga Shteti në vitin 2017, me interes 3% dhe në shumë 5 milionë lekë të reja, pasi ai gëzonte statusin e të pastrehut.

Por, sipas deklaratave të pasurisë së Martinit, ai e ka përdorur shumën e kësaj kredie për ta investuar në Bono Thesari për të paktën 8 vjet, deri në vitin 2015.

Kjo qasje e prokurorit Martini krijon dyshime se ai e ka shfrytëzuar për të rritur të ardhurat e tij, nëpërmjet interesave të Bonove të Thesarit, që ishin më të larta se sa interesi që ai duhet të paguante për kredinë e butë.

Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore, u duk se e anashkaloi këtë problematikë.

Pikëpyetje mbi kredinë e butë kishte vetëm vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Hans Klijstra, i cili kërkoi nga prokurori Anton Martini shpjegime se përse e kishte mbajtur për shumë vite të papërdorur kredinë e butë, të marrë për blerje apartamenti, si edhe faktin që e kishte përdorur për blerje të Bonove të Thesarit.

Në përgjigjen e tij në seancën dëgjimore, Anton Martini deklaroi se, në kohën kur kishte marrë kredinë, ai ishte “prokuror në mbrojtje”, për shkak të kërcënimeve që kishte marrë gjatë detyrës.

Me shumën e kredisë, ai mund të merrte vetëm një apartament në periferi të Tiranës, gjë që nuk i ishte këshilluar nga autoritetet policore që ishin ngarkuar me ruajtjen dhe mbrojtjen e tij dhe të familjes së tij.

Për këtë arsye, shpjegoi prokurori Martini, ai kishte jetuar me qera pranë një komisariati policie, me qëllim që uniformat blu të kishin më të lehtë mbrojtjen e tij.

Prokurori Anton Martini është në mbrojtje të posaçme prej vitesh, pasi u kërcënua nga anëtarët e një bande kriminale që kishte nën hetim e më tej në gjykim.

Burime konfidenciale për “Boldnews.al” nga reparti special policor RESI, përgjegjës për mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve e dëshmitarëve, të vënë në dijeni për deklarimet e Anton Martinit para Komisionit të Vetingut, deklaruan se, prej vitesh mbrojnë fizikisht dhe banesën e tij.

Gjithashtu, të njëjtat burime deklaruan se ata kanë mbrojtur prej vitesh edhe banesën e babait të prokurorit Anton Martini, e cila gjendet në një zonë shumë periferike të Tiranës dhe se largësia nga qendra e qytetit nuk ka qenë asnjëherë shqetësim për sigurimin e integritetit fizik dhe të pronës së familjarëve të Anton Martinit apo kujdto subjekti tjetër “nën mbrojtje”.

Burime konfidenciale nuk arritën të siguronin dokumentacion provues për këto deklarime, pasi aktet e repartit RESI kanë një mbrojtje të posaçme ligjore dhe konsiderohen si “sekret”.

Megjithatë, këto të dhëna mund të verifikohen, nëse ende nuk janë kryer, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, të cilët kanë aksesin ligjor për të konsultuar akte të klasifikuara “sekret”.

Në rast se konfirmohet zyrtarisht që reparti RESI nuk ka pasur asnjë pengesë për të siguruar banesa në periferi, siç deklarojnë burimet, referuar shtëpisë së babait të Anton Martinit, atëherë diçka e tillë mund të rrëzonte deklarimet e prokurorit para Komisionit të Vetingut, si edhe do të ngrinte dyshime mbi devijimin e kredisë së butë nga qëllimi fillestar për blerje banese, tek përdorimi i tyre për përfitime interesash nga Bonot e Thesarit.

Prokurori Anton Martini u përball me një seancë kryesisht të qetë dëgjimore para Komisionit të Vetingut në datën 6 Dhjetor 2019. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se do të shpallte vendimin në datën 12 Dhjetor.

Por, një ditë para shpalljes së vendimit, KPK njoftoi se “për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet” dhe se “data tjetër për seancën e shpalljes së vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit”.

Njoftimi nuk shpjegon shkaqet “objektive” të shtyrjes pa afat të vendimit, duke ngritur aludimet se KPK mund të ketë rimarrë edhe njëherë në shqyrtim çështjen e “kredisë së butë”, pas këmbënguljes së vëzhguesit ndërkombëtar, Hans Klijstra.

Marrë nga BoldNews

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini anton martini para kpk anton martini anton martini para kpk

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni