Rajoni

Reshjet masive të shiut, bllokohet pika kufitare Konçul-Dheu i Bardhë në Kosovë

Sipas mediave, rruga është bllokuar si pasojë e  vërshimeve nga reshjet e shiut. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku këshillohen që njerëzit të gjejnë pika të tjera kalimi drejt Kosovës. 
Featured image of article: Reshjet masive të shiut, bllokohet pika kufitare Konçul-Dheu i Bardhë në Kosovë Pamje nga rruga

KOSOVË-Reshjet masive të shiut në Kosovës, kanë bërë që të bllokohet pika kufitare  Konçul-Dheu i Bardhë.

Sipas mediave, rruga është bllokuar si pasojë e  vërshimeve nga reshjet e shiut. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku këshillohen që njerëzit të gjejnë pika të tjera kalimi drejt Kosovës.

“Njoftohen qytetarët që të i shfrytëzojn pikat alternative për të kaluar në drejtim të Kosovës, pasi që pika kufitare Konçul-Dheu i bardhë është vërshuar nga uji. Të gjithë qytetarët luten që të shfrytëzojn pikat tjera të kalimit në drejtim të Kosovës, pasi që dalja nga shtrati e lumit Morava, ka shkaktuar përmbytjen edhe të pikës kufitare, Konçul – Dheu i bardhë”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova prej, dy ditësh është përfshirë nga moti i keq, ku në vend ka pasur reshje shiu dhe bore.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment