Politike

Reshjet e dëborës, Balluku: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare, nga sot deri të hënën në 08:00

VIDEO
Sipas saj, përkeqësimi i kushteve atmosferike, dhe reshjet e dëborës me intensitet të lartë, kanë shtyrë në marrjen e vendimit, pasi këto mjete pengojnë borëpastrueset.
Featured image of article: Reshjet e dëborës, Balluku: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare, nga sot deri të hënën në 08:00 Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku

MILOT– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, duke folur nga zona e Urës së Milotit, njoftoi se nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

Sipas saj, përkeqësimi i kushteve atmosferike, dhe reshjet e dëborës me intensitet të lartë, kanë shtyrë në marrjen e vendimit, pasi këto mjete pengojnë borëpastrueset.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejtim të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën e një moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve të dëborës, por edhe për shkak të erës që është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave. Situata është ekstreme, pavarësisht se të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës. Por është situatë që nuk përballohet lehtë. Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete. Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda, të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastruset, e parë këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare,”-tha Balluku.


LAJMI KRYESOR: HARTA-LIVE: Shqipëria vishet me të bardha/ Dëbora mbulon edhe Tiranën, MAS mbyll shkollat për 3 ditë: Mësim online! ARRSH-shoferëve: Mbani zinxhirë! (VD-FT)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment