LIVE UPDATES
Politike

Republikanët kundër ligjit “Për pronat e paluajtshme të shtetit”: I detyron pronarët t’ja japin pronën qeverisë pë

15 Gusht 2020, 14:03 Nga DOSJA
Republikanët kundër ligjit “Për pronat e paluajtshme

TIRANË -Partia Republikane ka reaguar në lidhje me ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”. Republikanët kanë akuzuar Ramën, se nëpërmjet këtj ligji, kërkon të shtetëzojë pronat në bregdet, në favor të subjekteve private.

Në reagim, thuhet, se qeveria ka si qëllim që të konsiderojë edhe bregdetin tokë publike, për ta përdorur për interesa korruptive. Sipas Partisë Rpublikane, ligji bie ndesh me vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Nisma përpiqet të justifikohet si ndërhyrje në legjislacionin në fuqi për vendosjen e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, por në fakt shkatërron të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë“, thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklaratë e Partisë Republikane

Në mënyrë krejt tinëzare, hajdutçe, siç është dhe vetë qëllimi i ligjit, Rama dhe hyzmetqarët e tij në Parlament, kanë kaluar brenda 7 ditëve ligjin: nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”.

Ky ligj ka qëllim shpronësimin e pronarëve nëpërmjet shtetëzimit të pronave në bregdet, në favor të subjekteve private, dhe po ashtu, përveç konceptit të pranuar me ligj për vijën bregdetare, shton dhe bregdeti, duke i dhënë qeverisë autoritet të pakufizuar për të konsideruar bregdet dhe tokë publike çdo pronë të kthyer dhe zgjerimin e saj me VKm sipas interesave korruptive.

Ky ligj tërësisht korruptiv vjen ndesh me Kushtetutën dhe të drejtën legjitime të pronarëve për të gëzuar apo përfituar nga prona e tyre. Ky ligj vjen ndesh me vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Njësoj si Enver Hoxha, kërkon t’i shtetëzojë pronën pronarëve të ligjshëm në bregdet, t’i heqë atyre mundësinë për të ndërtuar apo shitur pronën e tyre të ligjshme. Ky ligj detyron pronarët që pronën e tyre t’ja dorëzojnë qeverisë.

Nëse deri dje sekserë dhe klientë të qeverisë bënin presion dhe u rrëmbenin pjesë të pronësisë, pronarëve të ligjshëm, si shkëmbim që shteti t’u kthente pronën e tyre, apo të ndërtonin dhe zhvillonin ekonominë e tyre mbi këto prona, me këtë ligj i detyron ata që tj’a japin shtetit në emër të interesave korruptive të justifikuara si interesa publike për zhvillimin e turizmit.

Nisma përpiqet të justifikohet si ndërhyrje në legjislacionin në fuqi për vendosjen e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, por në fakt shkatërron të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Interesi antikushtetues dhe ligjor i qeverisë dhe këtij Kuvendi të turpshëm, është rregullimi i marrëdhënieve në mënyrë juridike që qeveria ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pronës publike, pa një afat të përcaktuar.
Qeveria merr përsipër që politikisht të përcaktojë se dhe me nderhyrjet e miratuara me ligjin nr. 111/2020, bëjnë që askush të mos jetë tashmë në gjendje të përcaktojë, nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit e pronarëve të ligjshëm, të dihet se ku ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e “vijës bregdetare”, të përcaktuar nga qeveria, si dhe çfarë do të ndodhë me mënyrën e gëzimit të kësaj të drejtë pronësie mbi këtë pasuri, me të gjitha të drejtat që burojnë prej saj.

Ky ligj krijon mundesinë për abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha për interesa korruptive dhe klienteliste, duke cënuar pronën apo pasuria e pronarëve të ligjshëm, pasuria e tyre arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për “interes politik publik”. Pabarazia përballë ligjit është evidente për subjektet apo individët që gëzojnë prona në bregdet, përballë të ashtuquajturve investitorë.

Siç ka përcaktuar dhe Presidenti në kthimin e ligjit, “Pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme; ky ligj, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik, bën që të ndryshojnë në fakt thelbësisht destinacioni i tyre nëpërmjet tjetërsimit pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cënuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë” Opozita, pronarët, shqiptarët, duhet t’a kundërshtojnë këtë ligj si të padrejtë, korruptiv dhe anti-Europian.

Ky ligj është kthyer në Parlament edhe nga presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit e ka kundërshtuar ligjin me argumentin,  se rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji per pronat e paluajtshme te shtetit partia republikane ligji per pronat e paluajtshme te shtetit partia republikane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni