LIVE UPDATES
Art&Argëtim

REPORTAZHI: Monumentet e kulturës në Ishëm viktimë e amnezisë institucionale

8 Shkurt 2021, 15:36 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Monumentet e kulturës në Ishëm viktimë e

Rruga që bashkon Fushë Krujën me Ishmin është e ngushtë, por fatmirësisht është ditë pushimi dhe trafiku nuk duket i rënduar. Kemi lënë pas fshatrat e Bashkisë së Krujës dhe Isufi nga xhami i autoveturës përpiqet të më tregojë kullën 500-vjeçare që ndodhet në një nga kodrat e Gjuricajt, aty ku fillon edhe treva e Ishmit.

Dielli i fillimshkurtit ndriçon mirë edhe banesat rreth e qark, ndërsa entuziasmi i Isufit shuhet menjëherë: “Moo, sa keq! Qenka shembur çatia.”

Kulla që i ka dhënë edhe emrin kësaj lagjeje, është kthyer në një lloj simboli të zonës së Ishmit, por mesa duket tani nuk kthehemi dot.

Një grup ishmakësh, disa nga të cilat janë shpërngulur në Durrës dhe në Tiranë kanë lënë takim pranë varrit të piktorit me famë evropiane Ibrahim Kodra (22 prill 1918 – 7 shkurt 2006) për të nderuar kujtimin e tij në 15 vjetorin e vdekjes.

Përfaqësuesit e institucioneve si zakonisht mungojnë dhe bashkëfshatarët pa u larguar nga memoriali përfitojnë të flasin për Kodrën dhe për muzeun e shumëpritur, por duket se në këtë pikë janë të paqartë.

Dikush thotë se muzeu për piktorin e madh do të ngrihet në Likmetaj, aty ku ndodhen edhe themelet e shtëpisë ku ai u lind. Një tjetër ka informaconin se projekti do të zbatohetnë kodrinën përtej, aty ku pritet të ndërtohet një lagje e re pas tërmetit që e dëmtoi rëndë Ishmin në nëntor 2019, ndërsa shumicën e mban shpresa se muzeu i premtuar çdo dy vjet në fushata elektorale do të ngrihet pranë vendvarrimit të tij.

Ata vetë e kanë ruajtur amanetin e Kodrës, që banesa e tij e fundit të ishte në vendin ku lindi, e po ashtu disa vjet më parë nuk lejuan që varri i tij të zvendosej në Tiranë, sipas një projekti të ministrisë së Kulturës.

“Kodra është simboli ynë dhe mjafton që pasardhësit tanë të krenohen si stërnipat e tij,” flet i fundit Isuf Shehu, me të drejtën që i jep mosha e thyer.

Kalaja e Ishmit, mes dëmtimit dhe pronësive

Kalaja e Ishmit është pjesë e kompleksit, ku bashkë me vendvarrimin e Ibrahim Kodrës pritet të ndërtohet edhe Muzeu për jetën dhe krijimtarinë e Ibrahim Kodrës.

Hyrja kryesore e saj u bllokua 30 vjet më parë nga një punishte marangozi, ndërsa për lëvizjen e mjeteve dhe banorëve drejt banesave brenda kalasë shfrytëzohet pjesa e rrënuar e murit.

Avokati Sulë Mezini thotë për BIRN se bashkë me dëmtimin e mureve të hyrjes, rikonstruksioni i saj duhet të përballet edhe me pretendimet e pronësisë së dy familjeve.

Miqtë e Kodrës kujtojnë vështirësitë me pretendentët e pronës, kur në këtë shesh shoqata “Ishmi” organizoi para disa muajsh një Panair agroushqimor.

Kalaja e Ishmit është ndërtuar në mesin e shekullit 16-të dhe megjithëse ka statusin “Monument i trashëgimisë kulturore” pushteti lokal dhe ai qendror nuk e kanë penguar dot dëmtimin e fortifikimit në formë katërkëndore, jo vetëm nga agjentët atmosferikë, por edhe nga ndërhyrjet e banorëve të zonës që i ngritën shtëpitë e tyre në oborrin e brendshëm të saj.

Lulzim Bega, që ka drejtuar për shumë kohë shoqatën “Ibrahim Kodra” tha për BIRN se intelektualët e kësaj treve kanë kanë ngritur zërin edhe për gjendjen e bazilikës në Gjuricaj dhe për dëmtimet në Kullën 500-vjeçare të këtij fshati. Fatkeqësisht nuk jemi dëgjuar, njëlloj si për Kepin e Rodonit, ku një postbllok pengon lëvizjen e mjeteve dhe ku banorët e Ishmit duhet të hyjnë kundrejt pagesës,” shprehet i revoltuar Lulzimi.

Bazilika në Gjuricaj, gjithnjë e më e harruar

Bazilika e Gjuricajt është zbuluar 40 vjet më parë, duke hedhur dritë edhe mbi historinë e Ishmit në antikitetin e vonë. Banorët e vjetër të këtij fshati thonë se një pjesë e kolonave dhe kapiteleve që u gjetën nën tokë janë transferuar në muzetë e Durrësit dhe Tiranës.

Veprim Bajrami, që është rritur në këto kodra, mendon se kështu mund të jetë shpëtuar një pjesë e kësaj trashëgimie. “Shikoje si është tani – më tregon ai me dorë disa nga objektet që ndodhen nën ujë, në një nga hendeqet anësore pranë mureve antikë.

“Askush nuk e njeh ekzistencën e këtyre monumenteve, për sa kohë mungojnë tabelat treguese në rrugë,” ndërhyn avokati Sulë Mezini, i cili tashmë ka grumbulluar edhe toponiminë shekullore të trevës, një tjetër informacion që duhet ndarë me kureshtarët, sipas tij.

Bazilika e hershme ndodhet vetëm 200 metra mbi rrugën rajonale që shkon drejt Ishmit.

“Mendoni se sa njerëz frekuentojnë në fundjavë lokalet e fshatrave pranë, por mungesa e informacionit i ka “fshehur” monumentet nga sytë e vizitorëve,” thotë Mezini, sipas të cilet Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Durrësit duhet të kryejnë detyrën e tyre.

Kulla e braktisur e familjes Kulla

Megjithëse duket nga rruga, të mbërrish në kullën që i ka dhënë emrin lagjes dhe fisit që banon këtu, nuk është aspak e lehtë.

400 metrat mes baltës dhe ujrave që rrjedhin nga kodra të krijojnë ndjesinë e një shtegu që i shërben vetëm bagëtive.

Dy gra që na përshëndesin teksa zbresin nga shtegu me baltë në xhade, e bëjnë edhe më të trishtuar pamjen që na pret.

Altin Kulla na thotë se familja e Beqir Kullës ka zbritur në fushë. “Beqiri me të vetët kanë ngritur një banesë pranë rrugës, pasi aty nuk rrihej më,” thotë Altini.

Kullës 3-katëshe, edhe kjo si për ironi “monument i trashëgimisë kulturore” nuk i ka mbetur asgjë nga krenaria e dikurshme, kur vendalinjtë thonin se i përkiste kohës së Skenderbeut.

Muret prej guri duken të lodhur, dy ballkonet e ngushtë me material druri e kanë humbur formën e tyre të parë dhe vetëm harqet mbi dyer me gurë të latuar na e rikthejnë përshtypjen e lavdisë së shkuar. Nuk kuptohet mirë, nëse dëmet janë pasoja të tërmetit të fundit, të mungesës së kujdesit apo të dyja bashkë, por rrënimi i pjesës ballore të çatisë të krijon bindjen se familja Kulla që jetonte në këto tre kate që prej pesë shekujsh nuk mund të rrezikonte më shumë.

Isuf Shehu nuk ka fjalë. Mësues i hershëm në vendlindje dhe veprimtar në mbështetje të pasurive të zonës ai prek me dorë muret e kahershme dhe thotë me zë të ulët.

“Mund të kujtohen tani, por ishte më e lehtë të ndërhyhej para se të rrënohej,” tha ai.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture durres ishem durres ishem

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Shkurt 2021, 16:06

Deputetja e njohur e PS-së Lindita Nikolla ka qenë e ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare së bashku më bashkëshortin e tij Ligor Nikolla. Ata ka...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën