LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZHI: Kamionistët, “Heronjtë e Autostradave”, në frontin e luftës me të keqen…

31 Mars 2020, 20:25 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Kamionistët, “Heronjtë e Autostradave”,

Drejtuesit e kamionëve (engl.”Truck drivers’, shqip. “maune”) janë ata që gjenden në frontin e parë, teksa  jo vetëm SHBA-ës po mbarë bota po luftojnë kundër përhapjes së  Covid-19. Industria e kamionëve është kërkesë më e domosdoshme në këtë Pandemi. Si rezultat i saj dhe duke vlerësuar në kohë reale cdo kërkesë sociale dhe nevojat ushqimore, të cilat rritin ndjeshëm mbështetjen, përkushtimin dhe kërkesën për punën e kamionistëve  të bisnesit e kompanive të transportit. Në ballë të luftës kundër pandemisë Covid-19, gjenden edhe shoferët shqiptaro-amerikanë, ata janë katër djem dhe një vajzë, me origjinë nga Korca dhe Vlora, sikundër; Gentian Cina, Evisa Cina Bello, Erion Bello Jurges Cina dhe Blendi Dyrmishi, pjesë e kompanisë dhe bisnesit familjar; On Duty Transportation LLC, Jacksonville, Florida, e cila operon në tërë Amerikën.

“Aktualisht ne gjendemi në rrugë, larg familjeve tona në këto ditë të vështira të atdheut tonë të dytë, Amerikës, – na shpjegon në linjë telefonike, Evisa Cina Bello, (vajza korcare “që can rrugët e Amerikës me kamion”) e cila është njëkohësisht edhe Presidente e Kompanisë.

“Hera -herës iu rikujtoj shoferëve që të ndjekin këshillat e rekomanduara për Covid-19 dhe shëndetin e tyre, pasi ne e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në punë dhe rrugë.  Unë shpresoj që njerëzit duhet të kuptojnë sakrificat e shoferëve të kamionëve, që po bëjnë për të ndihmuar vendin, të përballojmë dhe të sfidojmë Covid-19, të gjithë  së bashku.”

Duke iu referuar shoferëve të kamionëve, Evisa thotë  se ata janë “Heronjtë e autostradave”!

Ndërsa kamionisti Gentian Cina na shpjegon merakun dhe shqetësimin, që të arrijnë në kohë reale në destinacion për furnizimin e supermarket- eve ushqimore dhe shpërndarjes së furnizimeve kritike për spitalet, që jeta e njerëzve të funksionojë normalisht në vend. “Kemi marrë parasysh edhe rrezikun që na kanoset se edhe mund të infektohemi, por jemi ne ata që duhet të sigurojmë raftet e dyqaneve ushqimore dhe higjenike të jenë plot dhe insitucionet e mjekësisë dhe ato farmaceutike të kenë mjetet e nevojëshme që iu duhen.

“Covid-19” ka kufizuar dhe mbyllur disa bisnese, dhe kështu ne përballemi me sfida të reja- shprehet kamionisti Jurges Cina,- i cili në këtë situatë pandemie bën rrugët drejt “vatrës së pandemisë”, shtetin e New York-ut, Connecticut dhe Massachuset. Jurgesi na përmend këto shtete, ku qeveria federale amerikane ka urdhëruar mbylljen e ndalesave, e cila e bën të vështirë për nevojat personale, për të pushuar dhe për të regjistruar kohën e drejtimit të kamionit. Megjithëse shteti i ka liruar masat e kufizimeve për ne shoferët  për sa orë mund të drejtojmë kamionin, që të transportojmë ngarkesat emergjente, përfshirë furnizimet mjekësore e sanitare. Në destinacionet e shkarkimit të ngarkesave ne iu nënshtrohemi testeve të Covid-19, në disa raste edhe në hyrje të shtetit respektiv.

Ndërsa COVID-19 vazhdon të përhapet në tërë Amerikën, këta drejtues kamioni janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga virusi gjatë punës së tyre.

Drejtuesi i kamionit, Erion Bello shprehet se ai nuk i trembet punës as unë as kompania jonë “On Duty Transportation LLC”, unë e bashkëshortja ime Evisa jemi në frontin e luftës me të keqen. Ne jemi në rrugë e vende të ndryshme,  jashtë çdo ditë e natë, kështu që shanset që të marrim virusin është i lartë. Ajo që më tremb, sinqerisht frikën më të  madhe kam përcjelljen  e virusit  në shtëpi te fëmijët tanë. Por në bazë të këshillave dhe rekomandimeve familjet e shoferëve të kompanisë janë në karantim dhe kemi mëse një muaj që shihemi e flasim vetëm nëpërmjet Facetime.

Ndërsa drejtuesi Blendi Dyrmishi me origjinë nga Vlora, në “flakëzën e virusit”, kabinën e kamionit që është edhe “dhomëza” jonë e mbajmë shumë të pastër. Ne kemi lënë familjet dhe fëmijët tanë, kemi hequr dorë nga cdo argëtim i fëmijëve dhe gëzime familjare, sepse tashmë është mundësia të reflektojmë për këtë situatë kaq të vështirë të krijuar, duke marrë përgjegjësitë dhe të shkojmë përtej thirrjes së detyrës. Këtë e tregoi dhe falenderimi i vecantë për gjithë drejtuesit e kaminëve  nga Presidenti Trump dhe mbështetja  më e madhe për ne është edhe mirënjohja e komunitetit.

Suela Dyrmishi , “Owner” e “On Duty Transportation LLC” shprehet se: “Nëse kamionët do të ndalonin edhe për një ditë, furnizimet mjekësore nuk do të dorëzoheshin në spitale, postat dhe paketat e SH.B.A-ës do të bllokoheshin  dhe do të fillonte mungesa e konsumit ushqimor. Pa kamionët deri në katër javë, do të kishim paralizim të plotë për të  gjithë ekonominë tonë.”

“Ndikimi i Covid-19 mund të shihet në të gjithë vendin brenda supermarketeve e dyqaneve ushqimore, ku disa  boshlleqe kanë kërkesa të mëdha. Unë iu them se nuk ka nevojë për panik, sepse ne jemi këtu për njerëzit dhe po bëjmë cmos që në raftet e dyqaneve mos u mungojë asgjë që nga letrat dhe mjetet higjenike e deri te ushqimet. Ju vetëm na falenderoni dhe shprehni mirënjohjen dhe krenarinë tuaj për zellin e paepur të drejtuesve të kamionëve,- shprehet Suela.

Jurges Cina shton se falenderimi dhe mirënjohja në disa raste është evidente te disa bisnese të restoranteve pranë “Gas station” ku edhe furnizohemi me karburant, dalin e na përshëndesin dhe na befasojnë me ushqim dhe pije falas, sepse ata vlerësojnë faktin që nëse ata e kanë marrë atë ushqim që gatuan, një kamion e solli atë- thotë Jurgesi duke qeshur.

Për fat të mirë, -thotë Gentiani,- ne kamionistët nuk po ndalemi gjatë kësaj pandemie, sepse

Administrata Federale e Sigurisë së Transportit ka hequr dorë nga kufizimi i tyre, e cila na lejon ne të ngasim 11 orë në ditë. Kështuqë të gjithë po ndihmojnë kamionistët duke mos i ndaluar shpesh në ndalesat e kamionëve, për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit të tyre ndaj virusit. Edhe kur kalojmë përmes stacionit e peshimit, vec detyrës që bëjnë dhe testimit për Covid-19,  ata na sjellin fruta të ndryshme dhe pije, me qëllim që të mos sëmuremi, se nëse ne kamionistët sëmuremi në rrugë, nuk ka kush i zvendëson. Nëse kamionistët sëmuren dhe ata largohen, të gjithë do të ndjejnë efektet e tyre, – përfundon Gentiani.

Ndërsa një tjetër shoferi veteran, shqiptaro-amerikani me origjinë nga Korca, Arben Hysi, thotë se numuron në ripin e kamionit të tij qindra-qindra mijra kilometra, që kur iu bashkua industrisë së kamionëve në vitet ’90, por se kurrë nuk ka pasur një përvojë të tillë pandemie të këtij niveli. Arben Hysi, një kamionist i karrierës thotë jse të gjendesh në rrugë së bashku me mijra kamionë të tjerë është vecanërisht e rëndësishme, dramatike dhe tejet e vështirë në këtë kohë, kur më shumë se kamionë normalë janë ende në rrugë. Këshilloj që të jemi më të kujdesshëm në drejtimin e kamionit për të evituar sat ë jetë e mundur aksidentet rrugore, jemi në një luftë me një armik hije që nuk e merr vesh nga të qëllon.

Drejtuesit e Kamionëve janë pjesë e një zinxhiri më të madh të herojnve të panumurt që po luftojnë me të keqen Covid-19, për të mbajtur shoqërinë tonë vitale dhe unike.

Këtë po bëjnë edhe këta bij të Korcës e Vlorës, që në Atdheun e dytë të tyre kanë zgjedhur të punojnë “Truck Divers”, por tashmë ata janë shndërruar në “Heronjtë e Autostradave” në luftë me të keqen.(Writer & Freelancer, Florida SHBA)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirus shba koronavirus shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni