LIVE UPDATES
Politike

REPLIKAT/ Sherr për lekë tek Ligjet, Lleshaj: Sekuestrot t’i mbajë agjencia… i përvishet Fino: S’jeni me vetëfinancim

22 Qershor 2020, 11:12 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Sherr për lekë tek Ligjet, Lleshaj: Sekuestrot t’i

TIRANË- Debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Shkak u bënë ndryshimet e propozuara në lidhje me Agjencinë e Konfiskimit të Pasurive, ku ministri kërkoi që të gjitha këto asete t’i mbajë ky institucion, ndërsa Fino tha se agjencia duhet të mbajë aq sa i duhen në bazë të planifikimit buxhetor për të gjithë vitin. Në debat ndërhyri edhe Vasilika Hysi që solli si shembull suksesin e Reformës në Drejtësi. Kaq i ka mjaftuar Bashkim Finos, i cili tha se KLGJ e KLP po marrin para pafund dhe nuk arrijnë dot të realizojnë buxhetin. 

REPLIKAT NË KOMISIONIN E LIGJEVE: 

Ulsi Manja: Është harmonizimi i ligjit për prokurorinë. 

Alket Hyseni: Në pikën 8 kërkoj mirëkuptimin e ministrit. Fondi nuk mund të përdoret për shpërblimi. Ky nuk është fond pagash apo shpërblimesh. 

Sander Lleshaj: Lidhur me transferimin e fondit për vitin pasardhës, kjo është diskutuar në qeveri. Këtu nuk bëhet fjalë për të ardhura buxhetore. Meqë nuk i shohim sekuestrimet si të ardhura buxhetore, i kemi bërë si transferime në mënyrë që të luftohet me efikasitet parandalimi i krimit. Po i futëm tek buxheti largohen tek destinacioni ku është parashikuar. 

Bashkim Fino: Meqënëse nuk jeni ekspert i fushës, kjo nuk është agjenci vetë-financuese është agjenci shtetërore, ka një buxhet brenda Ministrisë së Brendshme. Ju e thoni vetë në pikën 7 se të ardhurat e papërdorura “transferohen në buxhetin e vitit pasardhës”. Ka buxhet agjencia që miratohet nga ministria juaj dhe vjen në parlament, ligji i buxhetit që është më i rëndësishëm nga çdo ligj tjetër, nuk mund të transferohen në vitin tjetër. Ju mund të merrni vitin tjetër lekë më shumë, malet më të larta… qeveria le t’i japë lekë më shumë. Ka ligj buxhetor nuk të lejon financa ta bësh. E ke institucion brenda ministrisë, jo me vetë-financim që s’merr kokërr leku nga buxheti që të mbash lekët e konfiskuara, dhe ata specialistët e tu duhet të ta thonë ty këtë gjë. 

Sander Lleshaj: Unë s’jam ekspert, por di që ekspertët e kanë diskutuar këtë gjë që ne kemi ardhur këtu. Unë ftoj ekspertët e Ministrisë së Financave që të vijnë e të shprehen. Unë di që agjencia menaxhon të ardhura, ka pulari, restorante, hotele. Këtu flitet për buxhetin pasardhës të agjencisë jo të shtetit. 

Ulsi Manja: Zoti Fino një konsideratë të fundit nga Hyseni. 

Bashkim Fino: Kam një gjë të fundit e pastaj vazhdoni sa të doni. Më duket një gjë absurde që Financat të mos e kalojnë këtë gjë. Më duket absurde kjo gjë. Pasi të gjitha institucionet kanë para të paharxhuara gjatë një viti por nuk i mbart këto para për vitin tjetër. Kjo është absurde nëse ndodh.

Vasilika Hysi: Ky fond i Agjencisë është për 4 fusha të ndara. Si mund të kontrollohet si përdoret vetëm për këtë funksion? A humbet destinacionin duke kaluar në buxhetin e madh të qeverisë? Kjo besoj se do të ishte joefektive.

Alket Hyseni: E mirëkuptoj shqetësimin e kolegëve, por financieri numër një i komisionit që është zoti Fino, unë jam i dyti por jo me aq eksperiencë. Mendoj të bëjmë rekomandimin tonë për hartimin e ligjit për buxhetin, pastaj Komisioni me MF ta diskutojnë. Unë jam dakord me zotin Fino. 

Bashkim Fino: Buxheti nuk është OJF Vasilika, që ti marrë lekët këtë vit e ti përdorë edhe vitin tjetër. Buxheti është buxhet, miratohet dhe mbaron. 

Vasilika Hysi: E kuptoj kryetar që s’është buxhet OJF-je por kur u miratua ligji u vendos kështu. Prandaj, nëse ne sot kemi një reformë në drejtësi që po zbatohet, nëse ministri vjen sot me propozime për të përforcuar luftën, suksesi nënkupton edhe kompesim për viktimat siç e ka parashikuar ligji që në 2014. 

Bashkim Fino: Fondi është për ato 4 pika, ne themi ti shtrijë nga 1 janari për 31 dhjetor. Ne nuk i marrim këto fonde dhe ti fusim në buxhet. Ata që kanë mundësi e realizojnë ata të tjerët jo. E çna thua këtu Reforma në Drejtësi? KLGJ e KLP, që i kemi dhënë fonde pafund dhe ata nuk realizojnë dot buxhetin në paga, investime e shpenzime. E pse t’i jap fonde pafund, t’ua heq shqiptarëve dhe t’jua jap atyre? Nëse nuk i përdorin dot deri më 31 dhjetor është mangësi e tyre menaxheriale. Buxhetin e bën shteti nuk e bëjnë OJF-të. 

Sander Lleshaj: Për këtë nenin që po diskutohet them ta lemë të hapur për diskutim nga ekspertë të financës. Por jap një shembull, Gjykata do të sekuestrojë një pasuri të caktuar më 31 dhjetor. Atëherë kjo ngelet. Nuk dëgjoj vetëm të shoh. 

BashkimFino: Po e sekuestroi më 31, ta gëzojë për vitin tjetër. Ti nuk iu jep dot asnjë fond atyre. Se e hanë vitin tjetër. 

Ulsi Manja: Faleminderit zoti ministër. E çuditshme, sa herë diskutohen punë buxheti ka debat. Si ka mundësi Zoti Fino? 

Spartak Braho: Ajo që propozon Fino është racionale, pse lodheni kot. 

Ulsi Manja: Kush është dakord? S’ka kundër miratohet. 

Sander Lleshaj: Mund të shkëputem unë? 

Ulsi Manja: Po, për këtë akt ju mund të ikni. 

Sander Lleshaj: OK Flm. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkim fino vasilika hysi bashkim fino vasilika hysi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni