Politike

REPLIKAT në Kuvend/ Murrizi: Mos u fshihni pas fustaneve të partive… Gjuzi i kthehet Litës: S’kam gjë me zonjën Monika, e kemi krushkë të Dibrës

Ndërkohë pas kësaj ka folur edhe Gjuzi duke thënë se është dakord 100% për hapjen e listave , por në të njëjtën kohë ka replikuar edhe me deputetin Korab Lita, duke i thënë se nuk ka gjë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, ndërsa shton se ajo është krushkë Dibre.

TIRANË- Ditën e sotme gjatë seancës plenare ka pasur replika edhe mes deputetëve të Kuvendit. Kështu deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me Kujtim Gjuzin, e ndërkohë ky i fundit me Korab Litën.

Deputeti Myslim Murrizi në fjalimin e tij ka theksuar se duhet të hapim listat, duke shtuar se në këtë Kuvend mos të marrin pjesë ata persona që fshihen pas fustaneve të partisë. Ndërkohë pas kësaj ka folur edhe Gjuzi duke thënë se është dakord 100% për hapjen e listave , por në të njëjtën kohë ka replikuar edhe me deputetin Korab Lita, duke i thënë se nuk ka gjë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, ndërsa shton se ajo është krushkë Dibre.

Murrizi: Në këtë sallë të mos vijnë njerëz të fshehur pas fustaneve të partive. Bëjnë sikur zihen ditën dhe firmosin marrëveshje natën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarëdolloj çorbe që të gatuajnë ata në Pallatin e Kongresit do të detyrohen ta lëpijnë mbrapsht, si 5 qershorin. E vërteta është se më 30 korrik u vendos hapja e listave. Ftoj Gjiknurin të mblidhet bashkë me gjithë grupet parlamentare dhe të tjerët jashtë të propozojnë ndryshimet. Hajt ti hapim ato lista. Shqiptarët presin që humbësi të urojë fituesin dhe kjo nuk ndodh. OSBE ODHIR prej katër vjetësh kërkon administratë zgjedhore… Komisionerët i keni firmos. Damiani nuk është këtu… Do ta bëjmë apolitikë administratën por jo këto zgjedhje. Ta bëjmë në këto zgjedhje.

Lojërat publike se duam ti hapim  100% po se realizon dot se ia kalon ky vëllai tjetër është pallavër mediatike e stisur, nga kërmij që nuk vijnë dot në këtë sallë sepse nuk guxojnë sepse skanë surrat dhe dinjitet të shkojnë më pas te vota e qytetarëve.

Gjuzi: Ne jemi për hapjen e listave. Skam gjë me zonjën Monika se e kemi krushkë të Dibrës, po s’di gjë ti Korab. Se di ti Korab se je në Kamëz.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment