Politike

REPLIKAT në distancë! Përplasja me policinë për zyrat e FRD, Gjonaj: Veproi jashtë veshjes së presidentit. Meta e injoron: Kur vjen nga ajo njëherë..

Etilda Gjonaj tha se Ilir Meta ishte zhveshur nga kostumi i presidentit, duke e cilësuar sjelljen e tij të papranueshme. Përgjigjen në kohë reale e dha vetë presidenti Meta.
Featured image of article: REPLIKAT në distancë! Përplasja me policinë për zyrat e FRD, Gjonaj: Veproi jashtë veshjes së presidentit. Meta e injoron: Kur vjen nga ajo njëherë.. Ilir Meta dhe Etilda Gjonaj

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka komentuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake në zyrat e FRD në Tiranë. E ftuar në Report Tv, Gjonaj tha se sipas saj Meta ishte zhveshur nga kostumi i presidentit, duke e cilësuar sjelljen e tij të papranueshme. 

“E njëjta situatë në elbasan në ditën e verës ku të gjithë njerëzit presi ntë kenë momente qetësie… Situtatë e papranueshme e Metës. Presidenti i ka të përcaktuara kompentencat duke përbërë atë që quhet unitet i popullit. Në këtë rast është jashtë veshjes së presidentit. E papranueshme të shohim një president që vepron jashtë fushës së tij sbëhet fjalë për një ndërytesë që i përket presidentit…aq më tepër kur shfaqje t ëtilla jepen nga zyrtarë të lartë nga kreu i shtetit çfarë shembulli japim te njerëzit,”- tha ajo.

Përgjigjen në kohë reale e dha vetë presidenti Meta. Nga studioja e “Çim Peka Live”, kreu i shteti tha se ministrja duhet të ishte në burg për falsifikim dokumentash. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur vjen nga ajo njëherë. Duhet të ishte në burg për falsifikim, duhet të ishte në burg. Do ta marri përgjigjen nga populli i Tiranës,”-iu përgjigj Meta.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment