Politike

REPLIKAT/’Fol me Endrin, ai ia shtin në kokë Ramës’, deputeti kapet me Fugën: Profesor, e keni problem familjar!

Replika në Komisionin e Medias dhe Edukimit mes Artan Fugës dhe Halit Valterit. Shkak, kërkesa që Valteri i bëri akademikut për t'u konsultuar me nipin e tij, Endri Fuga nëse nuk do që Rama të shkatërrojë sipas tij, Akademinë e Shkencave.

TIRANE- Gjatë seancës që është zhvilluar sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit, akademiku Artan Fuga ka hasur në një “pengesë” nga deputeti Halit Valteri. Deputeti i tha akademikut, që nëse kërkon që Rama të mos e shkatërrojë Akademinë e Shkencave, atëherë duhet të flasë me drejtorin e Komunikimit në Kryeministri, Endri Fugën, që sipas tij, është personi që ia propozon idetë Ramës. Përgjigja e Fugës ishte se problemet familjare nuk përzihen me ato të punës, duke qenë se Endri Fuga është nipi i tij.

Replikat në Komision:

Halit Valteri: Kjo është Akademia e Shkencave. Dua t’i them profesorit, që thotë se i ka thënë Lindita Nikollës, etj, s’ke nevojë të thuash asgje askujt. Se i vetmi që ia hedh këto gjëra në mendje Ramës, është nipi juaj. Fol me nipin tënd, Endri Fugën. Ai ia shtin këto gjëra, është problem familjar i juaji.

Artan Fuga: Do e kisha folur këtë por unë si ngatërroj problemet familjare me ato të punës. E kundërta do ishte një formë korrupsioni pasiv. ASH rregullon problemin dhe thotë zonja deputetë na reformoni por ne do zgjidhemi siç kemi qenë më parë. S’po flas për kontekstin por për procedurën, po mendoj se deputeti gjykon për përmbajtjen dhe procedurën. Unë s’do abuzoj me minutat e mia. Duke parë ngecjen e reformës dhe dhënies e çmimeve, Kryeministri shkon në ASH (Vitin e shkuar). Unë isha censuruar dhe s’mund t’i jepja askujt sugjerimet e mia, zoti deputet unë ku nuk kam vajtur. Kam folur me të gjithë aktorët. Durim për 10 vitet e punës sime.

Komisioni i Medias dhe Edukimit diskutoi sot projektligjin për Akademinë e Shkencave. Akademiku Artan Fuga doli kundër projektligjit, pasi sipas tij, nuk zgjidh themelin e përzgjedhjes në këtë akademi. Fuga tha se zgjedhjet ishin farsë dhe se mendimet e tij janë censuruar për mbi 10 vite.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “REPLIKAT/’Fol me Endrin, ai ia shtin në kokë Ramës’, deputeti kapet me Fugën: Profesor, e keni problem familjar!

  1. Po pse me niper e mbesa, flit me njerin apo tjetrin ne kafe behet reforma?!

Shto Koment