Politike

REPLIKA/ Rama: S’marr urdhëra nga jeniçerët e Lulit, opozita e re të lëshojë… në të kundërt do tmerrohet PD-ja nga zgjedhjet e ikën prapë

VIDEO
Gjatë replikës me Rudina Hajdarin nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se deputetët e opozitës duhet të lëshojnë
Featured image of article: REPLIKA/ Rama: S’marr urdhëra nga jeniçerët e Lulit, opozita e re të lëshojë… në të kundërt do tmerrohet PD-ja nga zgjedhjet e ikën prapë Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka sqaruar sot opozitës parlamentare se nuk merr urdhëra as nga Lulzim Basha, e as nga ata në Kuvend. Gjatë replikës me Rudina Hajdarin nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se deputetët e opozitës duhet të lëshojnë nga kërkesat e tyre për të miratuar reformën Zgjedhore, në të kundërt, “Luli do të tmerrohet nga zgjedhjet”.

PJESE NGA FJALA E EDI RAMES: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E di që ti e vuan, po s’kemi martesë me Lulin, kemi një krushqi në fakt. Por kemi një krushqi të dyfishtë, edhe me ju edhe me atë. Duhet plotësuar një kusht, që nuk nënkupton konsensus por kërkon standarte dhe krijon besim mes palëve. Nëse ju më thoni, duam listat e hapura, duam heqjen e koalicioneve dhe që Lulzim Basha të mos ketë njerëz në komisione, atëherë ju po thoni të iki Luli fare, dhe luanin që tani duket mace e kemi lenë të rrijë atje. Ti Korab mos qesh se vjen nga zona perëndimore e Luanëve në PD, e di shumë mirë sa keni folur mes vetes për frikën nga zgjedhjet. Ti je bërë trim, po ata të tjerët jo. Se sot, në Shqipërinë e vitit 2020 të thuash që administrimi më i mirë zgjedhor është me parti politike është skandal. Të mos kesh besim, është diskriminim. Do të ishim gati. Gjuzi më kujton Luzin e Madh dhe të Vogël, kurse Gjuz ka vetëm një. Për ta mbyllur, duhet konsensus për shqiptarët. S’jemi këtu për të marrë urdhëra nga PD, as nga ju, ta kemi të qartë. Jemi këtu për të bërë më të mirën, jo të njëanshme. Produkti real është i njëanshëm, ju ndoshta përfshiheni prapë në listat e PD-së, por kjo s’ka rëndësi. Administrimi politik është i njëanshëm në raport me ju dhe shumë të rinj të tjerë që donin të krijonin thurje dhe ndërthurje. Unë zonja Hajdari jam sulltan siç thoni ju, s’marr urdhëra nga jeniçerët e Lulit. Ju duhet të mësoheni të lëshoni, dhe kjo nuk shkon.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment