Politike

Replika me Bushatin/ Shpjegohet Gjuzi: S’kishte pse zgërdhihej në ekran, por goli qenka në Lushnje

Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, shpjegon debatin që pati me analistin Andi Bushati. Gjuzi thotë“goli qëndron në Lushnje”, duke i dërguar një tjetër mesazh të fshehur Bushatit.
Featured image of article: Replika me Bushatin/ Shpjegohet Gjuzi: S’kishte pse zgërdhihej në ekran, por goli qenka në Lushnje Andi Bushati, analist dhe Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, i vetëshpallur “kryetar i opozitës së re”, flet para hyrjes në parlament.

Në një intervistë për Dosja.al, Gjuzi shpjegon edhe debatin që pati me analistin Andi Bushati.

Dy javë më parë tek emisioni “Të Paekzpozuarit”, Gjuzi i tha Bushatit: Ta fut golin si të Bashkim Finos, duke shkaktuar hilaritet.

Gjuzi thotë “goli qëndron në Lushnje”, duke i dërguar një tjetër mesazh të fshehur Bushatit.

Gjuzi thotë se ndërkombëtarët janë konsultuar me të dhe kanë rënë dakord që të marrë mandatin.

Pjesë nga intervista e Kujtim Gjuzit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetari Anest Barjamemaj: Në një intervistë televizive keni deklaruar që jeni konsultuar me ndërkombëtarët, kanë përfunduar këto konsultime dhe mund t’i bëni publike qëndrimet e tyre?

Kujtim Gjuzi: Konsultimet kanë mbaruar dhe ata kanë këshilluar që është e drejta juaj që ta mbani mandatit për ta dërguar në Parlament, apo që ta dorëzoni atë. Pra ata shprehen se këshillojmë që të shkojmë në Parlament, por është e drejta jonë në fund për ta vendosur.

Gazetari Anest Barjamemaj: Në të njëjtën intervistë patët dhe një përplasje me gazetarin Andi Bushati, i cili jo pak herë përdori ironinë ndaj jush, në përgjigjen tuaj u shprehët “se do i fusnit golin” është ky një kërcënim?

Kujtim Gjuzi: Jo, Bushati atë ditë nuk e dinte se me kë po bisedonte edhe kur unë u paraqita si kryetar i Partisë Konservatore. Nuk kishte pse zgërdhihej në ekran nëse është njeri serioz, por nëse është njeri që babai i tij kur ka qenë në drejtimin e Policisë Sekrete në Lushnjë të diktatorit Hoxha ka problemet e veta. Me sa duket goli në Lushnje është, kjo është përgjigja.

Kujtim Gjuzi është një nga kandidatët e listave të PD në Tiranë. Gjuzi, ka pranuar të marrë mandatin e deputetit por ende KQZ nuk e ka finalizuar dhënien e mandatin për të.

(f.g./dosja.al)

Shto Koment