Showbiz

Reperja e njohur shqiptare sfidon hapur Ramën: Do të të zë vendin…gafa që s’na shpëtoi nga vëmendja (VD)

  • Harrojeni skandalin “Dhurata”… Jonida Maliqi lë nam me anglishten në Eurovizion
  • Gordana Kingji e njohur si Baby G, ka vendosur t’i bëjë një sfidë të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama por ka bërë një gafë që ka tërhequr vëmendjen e të gjthëve.
    Featured image of article: Reperja e njohur shqiptare sfidon hapur Ramën: Do të të zë vendin…gafa që s’na shpëtoi nga vëmendja (VD) Reperja Baby G dhe Kryeministri Edi Rama

    Reperja shqiptare Gordana Kingji, e njohur si Baby G ka vendosur t’i bëjë një sfidë të hapur kryeministrit shqiptar Edi Ramës. Në një video që ajo ka publikuar në faqen e saj në Instagram, Baby G shprehet se është lodhur nga protesta e shumta dhe se ka vendosur që të bëhet presidentja e parë shqiptare.

    “Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurrencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta,”- shkruan reperja Kingji krahas videos ku ka bërë tag edhe kryeministrin Edi Rama.

    Por këngëtarja ‘ka harruar’ se Edi Rama që ajo pretendon t’i zërë vendin duke u bërë presidentja e parë shqiptare, është kryeministër dhe jo president.

    Sigurisht që komentuesit nuk e kanë lënë t’u ikë ky rast dhe i kanë tërhequr vëmendjen reperes.

    “Rama është kryeministër jo president,”- shkruan njëri prej tyre.

    “Mos na merr në qafë,”– i shkruan një tjetër.

    Pikë së pari flit shqip dhe mëso se Edi Ram është kryeministër, jo president,”– vijon dikush më tej.

    Kjo nuk është gafa e vetme e bërë virale ditën e sotme nga këngëtarët shqiptarë. Jonida Maliqi teksa ndodhet në Tel Aviv, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision ka ‘lënë nam’ me anglishten e saj.

    Videot e këngëtares po bëjnë xhiron e rrjetit tashmë.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment