Aktualitet

‘Rënkonte pa pushim’/ Vrau shokun në gjueti, zbardhet dëshmia e Rifat Xhelishit: Mbusha armën dhe qëllova, më tha mos se më vrave

I pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore Dibër autori është shfajësuar se në momentin që ka shtënë me çifte nuk e ka parë bashkëfshatarin Kosiqi, pasi kishte mjegull të dendur.
Featured image of article: ‘Rënkonte pa pushim’/ Vrau shokun në gjueti, zbardhet dëshmia e Rifat Xhelishit: Mbusha armën dhe qëllova, më tha mos se më vrave Rifat Xheleshi

DIBËR– Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi dolën ditën e djeshme për gjueti mbi fshatin e lindjes. Xheleshi, 18 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shokun e tij, Gentian Kosiqi, rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë.

I pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore Dibër autori është shfajësuar se në momentin që ka shtënë me çifte nuk e ka parë bashkëfshatarin Kosiqi, pasi kishte mjegull të dendur.

“Nga ora 11:30 u nisëm nga Maqellara drejt fshatit Obok. Dola ashtu si herë të tjera me Gentianin. Në mal u ngjitëm për të vrarë ndonjë kafshë a shpend të egër. Ishim disa metra larg njëri-tjetrit. Dallova se në një shkurre përballë meje po lëvizte diçka. Mbusha armën dhe qëllova. Në fakt mjegulla nuk më lejonte të dalloja çfarë e lëvizte shkurren disa metra larg meje. Brenda pak sekondash dëgjova thirrjen e Gentianit: ‘Mos, mos, se më vrave’. Hodha armën dhe mbërrita shpejt pranë shokut. Gati më ra të fikët kur pashë Gentin të plagosur. Njoftova shumë shpejt njerëzit e mi të afërt që të vinin në mal, por për shkak të rrugës shumë të pjerrët dhe largësisë ndihma Gentianit iu dha me shumë vonesë. Ai rënkonte pa pushim dhe ne ishim të pamundur ta shpëtonim”, është shprehur për Policinë Rifat Xheleshi, 18 vjeç, banor i fshati Obok, Maqellarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Dibër, ku 27-vjeçari Gentian Kosiqi mbeti i vrarë nga shoku i tij i gjuetisë. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesditës në orën 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë. 18-vjeçari Rifat Xhelishi ka plagosur shokun dhe ka kërkuar ndihmë por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment