Aktualitet

FOTOT/ ‘Cosa Nostra’ në Shijak, në kështjellën e të ‘fortëve’ të fisit Hajri mbizotëron heshtje ‘varri’, RENEA largohet

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se RENEA-t tashmë janë larguar nga kompleksi Golden, nga ku janë larguar edhe familjarët e Altin dhe djemtë të tjerë të fisit Hajri, pasi e përdornin këtë kompleks edhe si hotel.
Featured image of article: FOTOT/ ‘Cosa Nostra’ në Shijak, në kështjellën e të ‘fortëve’ të fisit Hajri mbizotëron heshtje ‘varri’, RENEA largohet

DURRES- Dosja.al sjell pamje nga kompleksi ‘Golden’, aty ku për më shumë se 24 orë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe Policia e Shtetit, kanë krijuar një rrethim, me qëllim gjetjen tashmë të trupit të 49-vjeçarit, Jak (Jani) Prenga, i cili u mor peng, dhe më pas humbi jetën për shkak të gjakderdhjes dhe plagëve të shumta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se RENEA-t tashmë janë larguar nga kompleksi Golden, nga ku janë larguar edhe familjarët e Altinit dhe djemtë të tjerë të fisit Hajri, pasi e përdornin këtë kompleks edhe si hotel.

Kompleksi Golden

Në kompleksin ‘kështjellë’ të Altin Hajrit, mbizotëron heshtja e varrit. Një histori Cosa Nostra, do të luhej në shkallët e këtij kompleksi, ku ishte planifikuar që të mbahej peng, siç thotë Policia e Shtetit, babai i 5 fëmijëve, Jak (Jani) Prenga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Golden

(F.g/dosja.al)

Shto Koment