Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoni/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 26 viktima dhe 1,198 raste të reja me koronavirus

Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,198 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 51,213 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.
Featured image of article: Rëndohet situata në Maqedoni/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 26 viktima dhe 1,198 raste të reja me koronavirus Foto ilustruese

MAQEDONI– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 persona si shkak i COVID-19.

Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,423 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,198 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 51,213 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 30,204  pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 138 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment