Rajoni

Rëndohet situata në Greqi/ Konfirmohen 1,388 raste të reja me koronavirus dhe 84 viktima në 24 orë

Po ashtu, në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet Shëndetësore, brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 84 persona.
Featured image of article: Rëndohet situata në Greqi/ Konfirmohen 1,388 raste të reja me koronavirus dhe 84 viktima në 24 orë Foto ilustruese

GREQI– Në 24 orët e fundit, në  Greqi janë konfirmuar 1,388 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet Shëndetësore, brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 84 persona.

Njoftohet gjithashtu se në njësinë e kujdesit intensiv ndodhen 549 pacientë të intubuar, nëntë persona më shumë, krahasuar me një ditë më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Greqi ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i infeksioneve, ku si pasojë vendi ka marrë masa të ashpra kufizuese për parandalimin e pandemisë. Greqia po ashtu ka mbyllur edhe kufijt me vendin tonë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment