Rajoni

Rëndohet sërish bilanci në Itali, vdesin 743 persona brenda 24 orëve

Mediat vendase shkruajnë se gjatë ditës së fundit, 894 persona janë rikuperuar.
Featured image of article: Rëndohet sërish bilanci në Itali, vdesin 743 persona brenda 24 orëve Foto ilustruese

ITALI– Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavurist në Itali ka shkuar në 6820. Vetëm në 24 orët e fundit 743 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë ditës së fundit, 894 persona janë rikuperuar. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 3,712 raste të reja me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 15 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 410 mijë të tjerë. Lajme të mira na vijnë nga Kina, pasi aty në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19. Në Europë, vendi më i prekur është Italia. Por nuk mbetet pas as Spanja, e cila shënon me qindra të vdekur çdo ditë duke kapur shifrën e 2300 personave që kanë ndërruar jetë. Në Shqipëri deri më tani ka 123 persona të infektuar dhe 5 viktima.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment