Aktualitet

Rëndohet gjendja e Ramë Lalës, niset drejt Italisë, Reuters: E shpëtoi lavatriçja, si humbën jetën 8 anëtarët e familjes

Niset drejt Italisë Ramë Lala, rëndohet gjendja e tij.
Featured image of article: Rëndohet gjendja e Ramë Lalës, niset drejt Italisë, Reuters: E shpëtoi lavatriçja, si humbën jetën 8 anëtarët e familjes Ramë Lala

Tiranë–Një tjetër i plagosur nga tërmeti është nisur drejt Italisë për një mjekim të specializuar. Bëhet fjalë për Ramë Lalën, 17-vjeçarin i cili është i mbijetuari i vetëm nga shembja e banesës së familjes 9 anëtarëshe në Durrës.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është komplikuar dhe pasditen e djeshme ai është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Për këtë tragjedi, ka bërë së fundmi edhe një shkrim  prestigjozja Reuters,  ku tregohet sesi shpëtoi 17-vjeçari nga rrënojat. Mësohet se 17-vjeçarin e ka ruajtur lavatriçja, pasi struktura metalike e saj ka  krijuarhapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit. Blloqet e inerteve të rëna sipër lavatriçes, i kanë bllokuar çdo mundësi dalje Ramë Lalës, por fatmirësisht nuk e kanë shtypur.

Familjarët që humbën jetën janë:

Ilir Lala (Ishte i paralizuar prej vitesh)
Marjeta Lala (Nëna e katër fëmijëve)
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (Vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)
Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

Burimi: Reuters

J.V/Dosja.al

Shto Koment