Aktualitet

Rëndohet gjendja e emigrantëve në kufi, ambulancat i dërgojnë në spitalet më të afërta, mungesa e ujit dhe e ushqimit po i dehidraton

Për këtë arsye, autoambulancat e vendosura në dispozicion të qytetarëve në këtë zonë, i kanë dërguar qytetarët, në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Featured image of article: Rëndohet gjendja e emigrantëve në kufi, ambulancat i dërgojnë në spitalet më të afërta, mungesa e ujit dhe e ushqimit po i dehidraton Foto Ilustruese

KAKAVIJË– Gjendja shëndetësore e disa qytetarëve që kanë tre ditë që presin në Kakavijë për të kaluar kufirin, është rënduar. Mësohet se disa qytetarë, nga mungesa e ujit dhe ushqimit, është rënduar, duke bërë që të kenë humbje ndjenjash apo këputje.

Për këtë arsye, autoambulancat e vendosura në dispozicion të qytetarëve në këtë zonë, i kanë dërguar qytetarët, në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperatura të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment