
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 827 persona dhe janë infektuar 28,352 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 53,677 ndërsa numërohen në total 1,538,217 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 696,647 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 3,782 të tjerë.
(A.K.dosja.al)