Rajoni

Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Shënohen 4 viktima të tjera, konfirmohen 195 raste të reja

Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë. Mësohet se janë shënuar 4 viktima të tjera dhe janë konfirmuar 195 raste të reja.
Featured image of article: Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Shënohen 4 viktima të tjera, konfirmohen 195 raste të reja Foto ilustruese

KOSOVË- Ditën e djeshme në Kosovë u konfirmuan 195 raste të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se 102 raste ishin vetëm në Prishtinë. Ndërkohë, humbën jetën edhe 4 pacientë. Kështu në total numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 79.

“Rastet e reja pozitive thuhet se rezultojnë nga testimi i 495 mostrave. Numri më i madh i tyre, 102, u regjistrua në Prishtinë. Të tjerat janë si vijon: Komuna e Ferizajt 17 raste, Komuna e Fushë Kosovës 11 raste, Komuna e Gjakovës 10 raste, Komuna e Gjilanit 8 raste, Komuna e Prizrenit 7 raste, Komuna e Deçanit 6 raste, Komuna e Mitrovicës 5 raste, Komuna e Drenasit 4 raste, Komuna e Skenderajt 4 raste, Komuna e Lipjanit 4 raste, Komuna e Obiliqit 3 raste, Komuna e Rahovecit 3 raste, Komuna e Pejës 2 raste, Komuna e Vushtrrisë 2 raste, Komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë. Të hënën janë shëruar 44 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 1,946. Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,703 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,678 mbeten aktive.”, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, më 5 korrik kryeministri Avdullah Hoti riktheu karantinën në 4 qytete. Sipas urdhrit të ri do të ketë lëvzije të kufizuara në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Prizren. Nga ora 21:00 deri në orën 5 në mëngjesit lëvizja e qytetarëve në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri është e ndaluar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment