Rajoni

Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 132 raste të reja

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë konfirmuar dhe 132 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 486 testimeve.
Featured image of article: Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 132 raste të reja Foto ilustruese

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka publikuar të dhënat për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë konfirmuar dhe 132 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 486 testimeve. Nga ana tjetër IKSHP-ja ka njoftuar se në 24 orët  e fundit janë shëruar dhe 83 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë numri total i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5 mijë e 369, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment