LIVE UPDATES
Ekonomi

Rendja drejt PPP-ve; Shqipëria është vendi i rajonit që ka përfituar më pak nga grantet e Konektivitetit të BE-së

13 Nëntor 2020, 06:29 Nga DOSJA
Rendja drejt PPP-ve; Shqipëria është vendi i rajonit që ka

Shqipëria është vendi i rajonit që ka përfituar më pak fonde në formë grantesh nga plani madhor i Bashkimit Europian për zhvillimin e infrastrukturës së Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave të përditësuara të publikuara nga Komisioni Europian, pas samitit tw Sofjes Shqipëria ka përfituar nga Axhenda e Konektivitetit 2015-2020, 119.4 milionë euro grante. Nga këto, 96.6 milionë euro kanë shkruar për projekte të lidhura me transportin dhe 22.8 milionë euro për energjetikën.

Dy vendet e rajonit që kanë përfituar më shumë nga grantet e Bashkimit Europian janë Bosnje-Hercegovina me 246.3 milionë euro dhe Serbia me 244.8 milionë euro. Kosova ka arritur të përfitojë 127.4 milionë euro, të gjitha për zhvillimin e infrastrukturës së transportit.

Këto shifra tregojnë se Shqipëria ka shfrytëzuar më pak se të gjitha vendet fqinje mundësitë që ofrojnë fondet e BE për të zhvilluar infrastrukturën. Në vend që të konkurrojë për fondet komunitare, në vitet e fundit Shqipëria ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës kryesisht projekteve të partneritetit publik-privat (PPP). Kjo formë, përveçse ka një kosto më të lartë, krijon një barrë të pakontabilizuar detyrimesh për vitet në vazhdim dhe ngushton hapësirat fiskale të buxhetit në afatin e gjatë.

Qeveria shqiptare preferon të ndërtojë vepra infrastrukturore pa pasur një vision të qartë lidhur me prioritetet e zhvillimit dhe pa një analizë eficience dhe kosto-përfitueshmërie, kritere që do të ishin të domosdoshme për të bindur Komisionin Europian për t’i financuar. Shqipëria ka aktualisht pesë projekte të PPP-ve aktive në infrastrukturën rrugore, ndërsa në projektbuxhetin 2021 parashikohet edhe nisja e gjashtë projekteve të tjera. Sipas Ministrisë së Financave, vlera e tyre totale është 91 miliardë lekë ose rreth 730 milionë euro. Më i rëndësishmi është projekti i Rrugës së Arbrit, me një vlerë totale prej 40 miliardë lekësh. Projekti madhor i radhës me financim parësor nga buxheti do të jetë rruga Milot-Balldre, me një vlerë të parashikuar në buxhet prej 31.7 miliardë lekësh.

Axhenda e konektiviteti u prezantua nga Bashkimi Europian në vitin 2015 dhe ka si qëllim të mbështesë integrimin dhe konvergjencën e rajonit me BE-në, nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës së transporteve dhe energjisë. Plani ka një vlerë të parashikuar prej rreth nëntë miliardë eurosh. Në pesë vjet, janë alokuar më shumë se një miliard euro në projekte me prioritet të lartë për ndërlidhjen e vendeve të rajonit. Grantet, së bashku institucionet financiare partnere, kanë gjeneruar gati katër miliardë euro investime dhe kanë krijuar rreth 45 mijë vende pune në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në total, bashkë me grantet, Shqipëria ka tërhequr fonde për projekte totale prej 407 milionë eurosh, më e ulëta se bashku me Kosovën prej 397 milionë eurosh. Rekordin e mban Bosnja, me 1.26 miliardë euro, e ndjekur nga Serbia, me 647 milionë euro, Maqedonia e veriut me 502 milionë euro, mali i Zi me 437 milionë euro.

Përzgjidhen dy projekte të reja

Dy projektet e përzgjedhura nga Shqipëria për axhendën e vitit 2020 janë By Pass i Tiranës dhe rehabilitimi i HEC të Fierzës.

Rehabilitimi i Fierzës ka një kosto total prej 42.7 milionë eurosh dhe synon zëvendësimin e katër gjeneratorëve, dy turbinave dhe rrjetit elektromekanik. Projekti parashikon një kredi nga KFË prej 27.2 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do kontribuojë me 7.1 milionë euro (pjesa tjetër mbulohen 8.4 mln euro nga Be dhe grante)

Projekti tjetër i By Pass të Tiranës ka një vlerë totale investimi prej 150.9 milionë eurosh. Ky projekt investimi përfshin ndërtimin e një bypass 21.5 km përreth qytetit të Tiranës. Bypass-i është pjesë e dy korridoreve rrugore që përshkojnë vendin: Korridori Adriatiko-Jon, i cili do të lidhë Triesten në Itali me Kalamatën në Greqi dhe Korridorin VIII, i cili lidh Maqedoninë e Veriut dhe territorin shqiptar me Portin e Durrësit dhe Detin Adriatik. Ky projekt parashikon një kredi prej 109 milionë euro nga BERZH.

Së bashku me dy projektet e fundit, Shqipëria ka gjithsej 6 projekte, ku katër projektet e miratuara më herët janë: Hekurudha Tiranë-Durrës Rinas (91.5 mln euro); Rehabilitimi i Portit të Durrësit, kalatat 1 dhe 2 (62.4 mln euro); Linja e interkoneksionit të energjisë-Shqipëri -Maqedoni e veriut (I), 70 milionë euro: Seksioni I Shqipërisë; Projekti i infrastrukturës së broadband (40 mln euro).

Nga katër projektet që janë miratuar vitet e kaluara, ai i e interkoneksionit të energjisë-Shqipëri -Maqedoni e veriut është me vonesë, ndryshe nga pjesa në Maqedoni ku kanë filluar punimet që në vitin 2017; për hekurudhën Tiranë Durrës u shpall fituesi i tenderit së fundmi; rehabilitimi i Portit të Durrësi është pezull për shkak të planeve të qeverisë për të ndryshuar destinacionin dhe ai i broadband nuk ka nisur ende.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bashkimi europian shqiperia bashkimi europian shqiperia

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni