Sport

Renditja e FIFA/ Shqipëria mban vendin që kishte, Kosova fiton një pozicion

Kosova me paraqitjet e saj shumë të mira kundër Çekisë dhe Anglisë kanë ngjitur një pozicion nga muaji kaluar. Tashmë dardanët janë në vendin e 119-të të renditjes botërore, një pozicion rekord ky për Kosovën.
Featured image of article: Renditja e FIFA/ Shqipëria mban vendin që kishte, Kosova fiton një pozicion Kombëtarja Shqiptare

Qeveria Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, ka publikuar sot renditjen për kombëtaret, pas ndeshjeve të zhvilluara në fillim të shtatorit. Shqipëria gjendet në vendin e 64-t dhe 10 pikë më shumë se sa kishte në renditjen gjatë muajtit të kaluar, ndërkohë pozicioni mbetet i njëjtë, duke mos ndryshuar asnjë vend.

Kosova me paraqitjet e saj shumë të mira kundër Çekisë dhe Anglisë kanë ngjitur një pozicion nga muaji kaluar. Tashmë dardanët janë në vendin e 119-të të renditjes botërore, një pozicion rekord ky për Kosovën.

Sa i përket vendeve të kreut, është ende Belgjika që kryeson renditjen botërore, Franca ka ngjitur një pozicion, dhe tani është e dyta, Brazili ka zbritur në vendin e katër e ndjekur nga Anglia dhe Portugalia.

Uruguai, Spanja, Kroacia, Kolumbi dhe Argjentina, plotësojnë 10 vendjet e para në renditjen e përgjithshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment