Sport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet në vendin e 66-të, Kosova humbet një pozicion

Është për të ardhur keq, që edhe kundërshtarë modestë, të jenë para Shqipërisë (si Burkina Faso apo edhe Katari, skuadër kjo e fundit që e kemi mundur në miqësoren e 2016-tës)
Featured image of article: Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet në vendin e 66-të, Kosova humbet një pozicion Shqipëria

NYON-Fitorja ndaj Bjellorusisë dhe humbja në shtëpi me Lituaninë në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve ka lënë në vendnumëro Shqipërinë  në renditjen e re të FIFA-s për muajin shtator. Institucioni i futbollit ka menduar të mos lëvizë asnjë renditje me kuqezinjtë që vazhdojnë të jenë në vendin e 66-të  me 1351 pikë, 5 më pak se 1 muaj më parë.

Renditja e FIFA-s

Është për të ardhur keq, që edhe kundërshtarë modestë, të jenë para Shqipërisë (si Burkina Faso apo edhe Katari, skuadër kjo e fundit që e kemi mundur në miqësoren e 2016-tës). Megjithatë kundërshtarët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve pozicionohen poshtë tyre. Bjellorusia në vendin e 87-të, Kazakistani në vendin e 118-të dhe Lituania, kundërshtari që na mundi në stadiumin kombëtar mjaftohet me vendin e 131-të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Renditja e FIFA-s

Ndërkohë dy rezultatet zhgënjyese me Moldavinë dhe Greqinë ka bërë që Kosova të humbasë një pozicion në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 116-të. Ndërkohë sa i përket renditjes, vazhdon të kryesojë Belgjika, ndjekur nga kampionët e botës, Franca.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment